Sport

VIDEO/ Dëmtimi i rëndë nuk i ndali uruguajanin, Muslera kthehet pas 221 ditësh!

21 Janar 2021, 15:41 Nga DOSJA
VIDEO/ Dëmtimi i rëndë nuk i ndali uruguajanin, Muslera kthehet

TURQI – Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, pas 221 ditësh “vuajtjesh”, portieri uruguajan Fernando Muslera u kthye për të mbrojtur në katërkëndëshin e Gallatasajit. Kjo ngjarje, “u festua” nga skuadra kryeqytetase, me fitoren 6-1 nda Denizlisporit

Pas ndeshjes, gardiani Muslera foli për mediet dhe tregoi gjithë vështirësitë dhe kalvarin e vuajtjeve, që fatmirësisht morën fund dje për uruguaianin. “Kam kaluar 7 muaj shumë të komplikuar. Dëmtimi dhe më pas vdekja e nënës sime.

Në këtë periudhë familja ime, shokët e skuadrës dhe trajneri më kanë qëndruar gjithmonë afër. Menduam se do ishte mirë të ktheheshim sot. Ishte periudhë e vështirë, por sot u ktheva dhe morëm një fitore të madhe”,– është shprehur portieri 34-vjeçar Fernando Muslera.

Në 15 qershorin e shkuar, në ndeshjen Gallatasaj-Rizespor, portieri Muslera gjatë një aksioni u përplas me çekun Milan Skoda, duke dëmtuar gjurin. Si pasojë e këtij aksidenti, uruguajani u detyrua t’i nënshktrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale, që e mbajti për më se 7 muajsh larg nga fushat e futbollit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fernando muslera portieri uruguajan i gallates fernando muslera portieri uruguajan i gallates

Sondazh

Poll