Sindikata e minatorëve të Bulqizës pritet të kandidojë më 25 prill, Elton Debreshi: Kjo është rruga e vetme, s’po e ç
21 Janar 2021, 16:06Nga DOSJA
TIRANË – Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës pritet të dalë me kandidatin e tyre për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.
Ky fakt është lajmëruar nga vetë sindikata e cila ka bërë publike nismën, të cilën pritet ta konkretizojë me mbledhjen e firmave të nevojshme që i duhen një qytetari që të kandidojë si i pavarur në zgjedhje. Sindikata thuhet se ka vendosur të kandidojë kryetarin e saj Elton Debreshin. Në një prononcim për mediat, Debreshi tha se nuk ka qenë vendimi i tij personal për të kandiduar, por i kryesisë së sindikatës dhe mbështetjes së anëtarëve.
“Ideja nuk ishte e imja, minatorët dhe ish-manotër thanë se e vetmja mundësi që miratohet statusi i minatorit është kjo rrugë që ne kemi zgjedhur për një kandidat të pavarur dhe pa ngjyra politike. Kjo është rruga e vetme pasi s’po e çan njeri kokën, s’po i merr njeri sipër hallet e minatorëve.”
Nga ana tjetër, Debreshi tha se arsyeja e vetme e këtij kandidimi është që minatorët e Bulqizës të kenë një zë të tyrin në parlament, jashtë atyre që dalin deputet nga partitë politike.
Që të garojë si kandidat i pavarur në zgjedhjet e 25 Prillit, Elton Debreshit i duhen rreth 1300 firma nga qytetarët.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino, teksa ka folur për vendimin se Universitetet vazhdojnë mësimin online, ka thënë se një nga s...
Aktualitet21 Janar 2021, 15:57
TIRANË- Ministrja Arsimit Evis Kushi, e cila ishte e pranishme në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ku është marrë vendimi që Universitetet të va...
TIRANË- Zv.minisrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në mbledhjen që është ka zhvillaur diëtn e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve, ka thënë se kanë vendosu...
TIRANË– Shqipëria do të vijojë të mbyllet gjatë fashës orarë 22:00 deri në 06:00, për një afat të pacaktuar. Në një dëgjesë online mes ministres së Shëndet...
TIRANË- 5 të vdekur dhe 678 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në për...
TIRANË – Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Dashamir Xhepën i cili vrau kunatën dhe e hodhi në liqenin e Sharrës.Ngjarja e rëndë ndodhi më...
TIRANË-Në 10-vjetorin e ngjarjeve të 21 janarit, ku u vranë 4 protestues para godinës së kryeministrisë nga oficerët e Gardës së Republikës, botohet libri ...
TIRANË-Policia e shtetit, ditën e sotme ka ndëshkuar 453 qytetarë, të cilët kanë dalë pa maskë në rrugë.Si rezultat i kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit...
TIRANË– Pedagogu i njohur Ervin Goci ka publikuar në profilin e tij të ‘Facebook’ foton e Kryetares së Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacollit e cil...