Aktualitet

Grabitja e Rinasit, Alkond Bengasi refuzon të bashkëpunojë me policinë për nxjerrjen e emrave

21 Janar 2021, 11:26 Nga DOSJA
Grabitja e Rinasit, Alkond Bengasi refuzon të bashkëpunojë me

TIRANË– Në Gjykatën e Posaçme është mbajtur seanca përsa i përket grabitjes së bujshme të Rinasit, ku Alkond Bengasi ka prishur përfundimisht marrëveshjen me prokurorinë. Ai u pyet nga prokurorët nëse do i qëndronte marrëveshjes, por ai ka pohuar se nuk do i qëndronte asaj dhe do të jetë i pandehur si të akuzuarit e tjerë.

Bengasi është tashmë dëshmitar i mbrojtur i drejtësisë. Gjithsej të pandehur, në lidhje me grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas u morën tetë persona, por dy kanë vdekur. Admir Murataj u vra gjatë përplasjes me policisë, mesditën e 9 prillit, ndërsa ‘Daja’ Ragip Hajdini nga Kosova, vdiq në spital nga tumori. Ndërkohë, në kërkim mbetet Talo Çela i cili akuzohet se është implikuar edhe në krime te tjera.

Grabitja ndodhi në aeroportin e Rinasit, mesditën e 9 prillit. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi 4.6 milionë euro që do të transportoheshin drejt Vienës. Pasi kryen grabitjen, autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alkond bengasi grabitja ne rinas alkond bengasi grabitja ne rinas

Sondazh

Poll