Aktualitet

Vëllazëria!/ Policia jep INFORMACION zyrtar për dy vëllezërit nga Mirdita: Po punojmë për të zbuluar asete të tjera

21 Janar 2021, 10:33 Nga DOSJA
Vëllazëria!/ Policia jep INFORMACION zyrtar për dy

TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me operacionin e koduar “Vëllazëria”, duke sqaruar se hetimi ndaj aktivitetit të tyre ka nisur që në vitin 2019. Sipas të dhënave të siguruara nga Policia e Shtetit, disa prej pasurive të dy vëllezërve binjakë janë përfituar nga dhënia e parave me fajde, ndërsa pjesa tjetër e pasurive dyshohet se është përfituar nga aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve. Ndërkohë që puna vijon ende për të të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive qe rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Finalizohet operacioni policor i koduar “Vëllazëria”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave & Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Sekuestrohen pasuri që arrijnë vlerën 5 milion euro, në ngarkim të dy vëllezërve me precedent penal në fushën e narkotikëve. Në vijim të punës gjurmuese për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë, në vitin 2019, kishin dërguar materialet paraprake hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”. Në zbatim të këtij procedimi, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirorganizuar u finalizua operacioni policor i koduar “Vëllazëria”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të prokurorit për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasve:S. M. dhe E. M. (vëllezër), me precedent të  mëparshëm penal në fushën e narkotikëve. Gjithashtu, nga të dhënat e marra dyshohet se dy vëllezërit merren dhe me trafikim të lëndëve narkotike në Itali. Gjatë operacionit u vendos sekuestro për 18 automjete, 3 njësi sipërfaqe toke, 2 apartamente, 2 ndërtesa banimi, 2 ambiente bar-kafeje, 1 ndërtesë trekatëshe, me një vlerë të përafërt rreth 5 milion euro, disa prej tyre të përfituara nga dhënia e parave me fajde (konkretisht një bar-kafe, një vilë trekatëshe dhe 18 automjete Porsche, BMË, Mercedes dhe Audi), ndërsa pjesa tjetër e pasurive dyshohet se është përfituar nga aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve. Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

LAJMI KRYESOR: Ikin 5 mln euro! Gjykata sekuestron pasurinë e dy vëllezërve Sokol e Elson Marku, zbulohet “i besuari” në Shqipëri, Policia: Po punojmë për të zbuluar asete të tjera

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elson marku sekuestrohet pasuria e binjakeve nga mirdita sokol marku elson marku sekuestrohet pasuria e binjakeve nga mirdita sokol marku

Sondazh

Poll