Aktualitet

SHKRESA/ Pa doreza dhe dezinfektantë, mjekët dhe infermierët e spitalit të Vorës kërkesë MSH: Drejtoresha është arrogan

21 Janar 2021, 10:33 Nga DOSJA
SHKRESA/ Pa doreza dhe dezinfektantë, mjekët dhe infermierët e

VORË- Mjekët dhe infermierët e spitalit të Vorës kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë, ndërhyrje pasi institucioni po keqmenaxhohet. Disa shkresa të publikuara nga koordinatori i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vorë, Vojo Bregu, tregojnë problematikat brenda këtij institucioni, ku bluzat e bardha denoncojnë për keqmenaxhim në kohë pandemie, drejtoreshën e institucionit Shkëndije Kuçi.  “Një nga problematikat është titullari i këtij institucioni, Drejtori Shëndije Gruda, që me arrogancën e saj, mospërfilljen e profesionistëve ka prishur klimën“, -denoncojnë mjekët ndërsa më tej vënë në dukje mungesën e mjeteve bazike në përballjen me COVID19 siç janë maskat dhe dezinfektantët.

DENONCIMI I PLOTË I VOJO BREGUT:

NA MUNGOJNE DOREZAT DHE DEZINFEKTANTET!
Mjekët dhe infermierët e Vorës i shkruajnë letër Ministres së Shëndetësisë.
Një grup mjekësh dhe infermierësh të Qendrës Shëndetësore Vorë i kanë drejtuar nje ankesë Ministrisë së Shëndetësisë për kushtet në punë. Ata shprehen se ju mungojnë mjetet bazike si doreza dhe dezinfektantë.Shpesh mjekët dhe infermierët akuzohen per apati dhe korrupsion. E vërteta është se ata, si të gjithë, përballen me një sistem të korruptuar i cili jo vetëm i lë pa mjete në vijën e parë të luftës po dhe i injoron totalisht për sa kohë nuk i shërbejnë kasetave propagandistike.Kjo po ndryshon dhe do ndryshojë kur të gjithë mjekët të marrin guximin dhe të flasin hapur.Si mjekët dhe infermierët e Vorës.

SHKRESAT E MJEKËVE TË VORËS:

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mjeket e vlores vojo bregu mjeket e vlores vojo bregu

Sondazh

Poll