Aktualitet

“Ai xhaxhi i shëndoshë shtypi motrën,”/ Dëshmitare dhe avokate e familjes që humbi 10-vjeçaren, Saltjana Haruni zbardh

20 Janar 2021, 22:00 Nga DOSJA
“Ai xhaxhi i shëndoshë shtypi motrën,”/

TIRANË– Saltjana Haruni, përfaqësuesja ligjore e familjes së vajzës që humbi jetën, ka treguar dinamikën e aksidentit bazuar në dëshmitë e fëmijëve të tjerë që kanë qenë në lagje.

Në një lidhje në emisionin “Opinion”, Haruni është shprehur se ajo është edhe banore lagjeje dhe se dëshmitë e para i ka marrë nga fëmijët që kanë parë gjithçka me sytë e tyre, të cilët kanë përshkruar edhe drejtuesin e mjetit.

“Unë jam banore e asaj lagjes për më shumë se 20 vitesh. Nuk kam qenë e pranishme momenti kur ka ndodhur, por punë sekondash kam qenë aty. Mua më është dashur të marr dëshmitë e para sepse kanë qenë 4 fëmijë të tjerë në banesë që kanë qenë vetëm. Më është dashur t’i mbledh fëmijët t’i fus në shtëpi. Më kanë thënë në lagjen tonë, të gjithë fëmijët blejnë pambuk sheqeri.

Djali i vogël i familjes ka dalë në krahun tjetër dhe ka pritur motrën e tij Ambrën për të kaluar rrugë. Gjyshja e cila ndodhej në shtëpi ka qenë te dera për t’i dhënë lekët. Ambra ka qenë te dera. Makina është larguar nga vendi i aksidentit. Fëmijët më thonë që ishte një makinë e zezë, fuoristradë, ai xhaxhi që shtypi motrën ishte edhe pak i shëndoshë, ishte shumë shpejt,”– tha Haruni.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet saltjana haruni saltjana haruni

Sondazh

Poll