Aktualitet

Vjedhja e parave brenda spitalit Covid 1, Prokuroria kërkon pamjet nga bankat

20 Janar 2021, 21:32 Nga DOSJA
Vjedhja e parave brenda spitalit Covid 1, Prokuroria kërkon pamjet nga

TIRANË– Një ditë më parë, emisioni Stop në Tv Klan denoncoi rastin e grabitjes së parave nga portofoli i një pacienti me Covid të shtruar në Spitalin Infektiv.

Djali i pacientit 58-vjeçar, tha për Stop se pas vdekjes së të atit për shkak të koronavirusit, spitali i ktheu sendet personale të babait, mes të cilave edhe portofolin. Por mungonin 200 mijë Lekë të vjetra dhe karta e bankomatit së bashku me kodin PIN, nga e cila ishin tërhequr 600 mijë Lekë të vjetra.

Pas këtij denoncimi, autoritetet janë vendosur në lëvizje për të identifikuar punonjësin e spitalit Covid 1 që ka marrë paratë e pacientit. Prokurorja e çështjes, Eriselda Bala, thotë, se i ka dërguar shkresa bankave që ditën kur është bërë denoncimi, për të identifikuar personin që ka tërhequr paratë nga bankomati.

Marre nga: tvklan.al

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet skandali te infektivi skandali te infektivi

Sondazh

Poll