Bota

Joe Biden i pranishëm në meshën e mbajtur në Katedralen e Sant Matheus, pak orë nga inagurimi i tij

20 Janar 2021, 14:13 Nga DOSJA
Joe Biden i pranishëm në meshën e mbajtur në Katedralen e

SHBA– Joe Biden i pranishëm në meshën e mbajtur në Katedralen e Sant Matheus, pak orë nga inagurimi i tij. Biden do të bëj betimin e tij si President i 46-të i SHBA-së rreth orë 16:30-17:00

Një inaugurim si askush tjetër, pasi ceremonia do të zhvillohet mes pandemisë së koronavirusit dhe dy javë pasi protestuesit pro-Trump sulmuan Kapitolin. Shefi i policisë D.C. ka thënë se mbi 20,000 Garda Kombëtare pritet të jenë në vend në të gjithë qytetin për t’u mbrojtur nga dhuna.

Ditën e sotme do të zhvillohet inagurimi  si president i Joe Biden. Në ceremoni ndryshme nga herët e tjera do të marrin pjesë shumë pak njerëz, ajo do të mbahet në orën 9:00 me orën amerikane. Donald Trump nuk do të marrë pjesë në inagurim ai është larguar nga Shtëpia e Bardhë, pak orë para ceremonisë, ndalesa e tij e parë ka qenë Andrews ku dhe ka mbajtur fjalimin e lamtumirës, më pas ai dhe Melania është nisur drejt Floridës. Biden do të marrë pushtetin pasi siguroi 306 vota në Kolegjin Zgjedhor, ndërsa Trump humbi, duke marrë 232 vota.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota inagurimi i joe biden inagurimi i joe biden

Sondazh

Poll