Bota

Fjalimi i fundit i Donald Trump si presidenti i 45-të i SHBA-ve

20 Janar 2021, 13:38 Nga DOSJA
Fjalimi i fundit i Donald Trump si presidenti i 45-të i SHBA-ve

SHBA- Presidenti në largim Donald Trump, falenderoi të gjithë mbështetësit e tij, duke theksuar se familja e tij ka bërë një punë të mrekullueshme, ai gjithashtu i kushtoi disa fjalë dhe bashkshortes së tij duke e konsideruar si një grua të mrekullueshme dhe një zonjë të parë të denjë.

Ai përmendi të gjitha reformat e ndërmarra nga qeveria e tij, edhe pse kaluan një periudhë pandemie. Gjithashtu ai u shpreh me ironi se shpreson se nuk do ja rrisin taksat qytetarëve amerikan, por nëse ndodh kështu do ju them që ju kam paralajmëruar.

”Edhe pse vendi po kalon një periudhë të vështirë me pandeminë kjo nuk na ka ndaluar që ne të ecim përpara pasi ne jemi vendi më i mirë në botë dhe ekonomia më e zhvilluar.’‘- shtoi ai.

Ai me krenari tha se ka marrë mbi 75 milion vota nga amerikanët, dhe kjo gjë tregon mbështjetjen që ai ka patur.


“Dua tju çoj dashuri të gjithë familjeve të prekura nga koronavirusi, edhe pse ne e dimë nga ka ardhur”– theksoi ai, duke thumbuar Kinën.

Ai vijoi duke thënë se gjithmonë do luftoj për amerikanët, do ti shoh gjithmonë, dhe nuk nguroi ti urojë administratës së re që të kenë sukses dhe besoj se do të kenë sipas tij pasi  i lanë gjërat pothuajse gati. Ai e mbylli fjalimin e tij duke falënderuar dhe njëherë mbështetësit e tij dhe me premtimin se do të rikthehet në një formë ose tjetër.

Ditën e sotme do të zhvillohet inagurimi si president i Joe Biden. Në ceremoni ndryshme nga herët e tjera do të marrin pjesë shumë pak njerëz, ajo do të mbahet në orën 9:00 me orën amerikane. Donald Trump nuk do të marrë pjesë në inagurim ai është larguar nga Shtëpia e Bardhë, pak orë para ceremonisë, ndalesa e tij e parë ka qenë Andrews ku dhe ka mbajtur fjalimin fjalimin e tij të lamtumirës. Biden do të marrë pushtetin pasi siguroi 306 vota në Kolegjin Zgjedhor, ndërsa Trump humbi, duke marrë 232 vota.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota inagurimi i joe biden inagurimi i joe biden

Sondazh

Poll