Bota

Fjalimi i lamtumirës/ Donald Trump falënderon Melanian: Më ka qëndruar pranë, ajo që kemi bërë ka qenë një punë e mre

20 Janar 2021, 13:51 Nga DOSJA
Fjalimi i lamtumirës/ Donald Trump falënderon Melanian: Më ka

SHBA-Donald Trump ka mbajtur fjalimin e tij të lamtumirës, pasi është larguar nga Shtëpia e Bardhë. Gjatë fjalës së tij, ai ka falënderuar dhe gruan e tij Melania, duke thënë se e ka mbështetur gjatë detyrës së tij.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me mua dhe më kanë dhënë mbështetjen. Të gjithë keni bërë një punë të mrekullueshme. Ka qenë diçka mjaft e veçantë, dua të falënderoj bashkëshorten time, e cila më ka qëndruar pranë gjatë detyrës sime. Është shumë popullore me njerëzit dhe dua ta ftoj këtu. Ajo që kemi bërë ka qenë një punë e mrekullueshme. Rindërtuam SHBA-të, krijuam një forcë të re, kemi pasur arritjet tona të mëdha, nuk jemi një administratë e rregullt por speciale. Kemi bërë atë që nuk është bërë kurrë më parë”, tha Trump.

Ditën e sotme do të zhvillohet inagurimi si president i Joe Biden. Në ceremoni ndryshme nga herët e tjera do të marrin pjesë shumë pak njerëz, ajo do të mbahet në orën 9:00 me orën amerikane. Donald Trump nuk do të marrë pjesë në inagurim ai është larguar nga Shtëpia e Bardhë, pak orë para ceremonisë. Biden do të marrë pushtetin pasi siguroi 306 vota në Kolegjin Zgjedhor, ndërsa Trump humbi, duke marrë 232 vota.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ingaurimi i joe biden ingaurimi i joe biden

Sondazh

Poll