Bota

Raporti i OBSH-së/ Varianti britanik i COVID-19 prezent në 60 vende të botës

20 Janar 2021, 09:31 Nga DOSJA
Raporti i OBSH-së/ Varianti britanik i COVID-19 prezent në 60 vende

GJENEVË– Me numrin e vdekjeve globale tani shumë më shumë se dy milion, dhe variante të reja të virusit që shkaktojnë shqetësime të thella, vendet në të gjithë botën po merren me mënyrën e ngadalësimit të infektimeve derisa vaksinat të bëhen të disponueshme.

Tipi i Afrikës së Jugut, i cili ashtu si ai në Mbretërinë e Bashkuar besohet të jetë më infektues, tani është raportuar në 23 vende dhe territore, njoftoi OBSH-ja gjithashtu në azhornimin e saj javor. Ndërkohë që varianti i MB ë shtë konstatuar në rreth 60 vende të botës, duke shënuar dhe përhapjen më të madhe. Ajo shtoi se numri i vdekjeve të reja u rrit në një rekord të lartë prej 93,000 gjatë shtatë ditëve të mëparshme, me 4.7 milion raste të reja të raportuara për të njëjtën periudhë.

Mbërritja e fushatave të vaksinimit masiv në SH.B.A. dhe Evropë kishte sjellë shpresë se fundi i pandemisë ishte në horizont, Bashkimi Evropian tha të Martën se po synonte të vaksinonte 70 përqind të popullsisë së saj të rritur para fundit të Gushtit, raporton The Guardian.

Shtetet e Bashkuara mbeten vendi i shpërthimit më të keq në botë në numrin e përgjithshëm dhe Presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden bëri të qartë se ai nuk do të humbte asnjë shans pas inaugurimit të tij të Mërkurën, për të monitoruar situatën. Ditët e fundit gjithashtu kanë parë një fokus të ri në shpërthimin e rasteve, me Kinën që mbronte trajtimin e saj të virusit, pasi ekspertët e pavarur kritikuan shpejtësinë e reagimit të saj.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota varianti i ri i covid varianti i ri i covid

Sondazh

Poll