Bota

Del autopsia e modeles Alexis Sharkey që u gjet e vdekur në rrugë, u mbyt deri sa dha frymë

20 Janar 2021, 09:09 Nga DOSJA
Del autopsia e modeles Alexis Sharkey që u gjet e vdekur në

SHBA– Zbardhen shkaqet e vdekjes së modeles së mediave sociale Alexis Sharkey, njoftuan autoritetet të Martën. Njoftimi u bë nga Instituti i Shkencave Ligjore Harris County pas autopsisë së Sharkey, duke kopnfirmuar se vdekja ishte shkaktuar nga mbytja, duke e klasifikuar si vrasje. Trupi nudo i 26-vjeçares u gjet nga një punonjës i kamionëve sanitarë përgjatë një rruge në Hjuston më 28 Nëntor, dy ditë pasi ajo u zhduk u shpall e zhdukur.

Një ditë para se ajo të zhdukej, Alexis kaloi mëngjesin e Falenderimeve me bashkëshortin e saj në apartamentin e tyre në zonën e Hjustonit, para se të ndalonte në shtëpinë e një shoku për darkë. Hera e fundit që miqtë dëgjuan nga Alexis, e cila shiste produkte për Monat, një kompani me shumë nivele të marketingut që shet produkte të kujdesit për lëkurën, flokët dhe higjenën, ishte mbrëmja e së Premtes.

“Ne jemi shumë të dëshpëruar. Ju lutemi na ndihmoni ta gjejmë dhe ta sjellim në shtëpi.”– shkroi nëna e Alexis në Facebook më 28 nëntor.

Trupi i saj u gjet të nesërmen, vetëm tre milje larg banesës së saj.

“Në këtë kohë nuk ka arrestime ose akuza. Hetimi është duke vazhduar.”– i tha PEOPLE zëdhënësi i Departamentit të Policisë në Hjuston, John Cannon.

Autoritetet fillimisht kishin thënë që trupi i saj nuk tregonte shenja të jashtme të traumës, por njerëzit afër Alexis këmbëngulën që ajo ishte vrarë. E ëma e Alexis, Stacey Robinault, tha se ajo dëshironte që vajza e saj të kujtohej si dikush që ishte i dashur, zemërgjerë dhe kaq plot dritë dhe gëzim dhe sa dëshpërimisht do t’i mungojë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota zbardhet vrasja e alexis sharkey zbardhet vrasja e alexis sharkey

Sondazh

Poll