Bota

Itali/ Pas mbështetjes së Dhomave të Deputetëve, qeveria Conte merr dhe votëbesimin dhe në senat, 156 senatorë votojnë p

20 Janar 2021, 09:15 Nga DOSJA
Itali/ Pas mbështetjes së Dhomave të Deputetëve, qeveria

ITALI-Qeveria e kryeministrit italian Giussepe Conte, ka arritur të marrë votëbesimin në senat, pas parlamentit. Sipas mediave të huaja, ndaj qeverisë së tij kanë votuar 156 senatorë pro dhe kundër 140, ndërsa abstenim 16, duke bërë kështu që vendi të shmangë një krizë të mundshme politike në kohën e pandemisë.

Fitorja i jep fund trazirave të shkaktuara nga ish-kryeministri Matteo Renzi, i cili javën e kaluar largoi partin e tij Italia Viva nga koalicioni qeverisës, i cili përfshin Lëvizjen Pesë Yje (M5S) dhe partinë Demokratike (PD), për mosmarrëveshjet në lidhje me trajtimin e pandemisë dhe një plani të rimëkëmbjes ekonomike pas krizës së Covid-19.

Në fjalën e tij para senatorëve, Conte akuzoi Italia Viva se kishte krijuar kaos duke këmbëngulur në kërkesa që ishin përçarëse.

“Unë ju siguroj se është shumë e vështirë të qeverisësh në këto kushte, me njerëz që vazhdimisht vendosin miniera në rrugën tonë dhe përpiqen të minojnë ekuilibrin politik të arritur me durim nga koalicioni,”- tha Conte.

Sakaq, dy ditë më parë Conte mori edhe një shumicë të votave të deputetëve në parlament. Drejtuesi i “Italia Viva”, Matteo Renzi ka tërhequr nga qeveria dy ministrat e tij, Teresa Bellanova dhe Elena Bonetti,  bashkë më to është larguar edhe nënsekretari Ivan Scalfarotto. Përplasja mes Contes dhe Renzit kishte filluar prej disa javësh për menaxhimin e fondeve të Bashkimit Evropian lidhur me situatën e COVID-19 në Itali.

(k.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota giussepe conte rrezohet qeveria italiane giussepe conte rrezohet qeveria italiane

Sondazh

Poll