Bota

Drejtoresha e CIA-së Gina Haspel jep dorëheqje: Ka qenë nderi më i madh i jetës sime të drejtoj këtë organizatë

20 Janar 2021, 08:31 Nga DOSJA
Drejtoresha e CIA-së Gina Haspel jep dorëheqje: Ka qenë nderi

SHBA-Gina Haspel, drejtoresha e Agjencisë Qendrore të inteligjencës(CIA) ka njoftuar largimin nga detyra në ditën e fundit të presidencës së Donald Trump. Lajmi është konfirmuar nga vetë ajo me anë të një postimi në Twitter, ku ajo shkuar se ka qenë një nder që ka drejtuar organizatën.

“Ka qenë nderi më i madh i jetës sime të drejtoj këtë organizatë të shquar,” shkroi Haspel në një deklaratë të ndarë nga CIA në Twitter.

Postimi i plotë: 

The #CIA workforce thanks Director Haspel for her 36 years of dedicated service to the American people.

You have broken barriers and empowered the next generation of CIA officers. pic.twitter.com/ELzP8XzIKt

— CIA (@CIA) January 19, 2021

Haspel nuk e ka treguar arsyen e largimit të saj, e cila vjen në ditën e fundit të presidencës së Trump, megjithëse Axios raportoi javën e kaluar se ajo ishte kërcënuar të jepte dorëheqjen në fillim të dhjetorit kur Trump emëroi në agjenci Kash Patel si njeriun e dytë pas saj.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gina haspel shba gina haspel shba

Sondazh

Poll