Bota

Amerika me President të ri, betohet Biden dhe Harris, Trump arrin në Florida (ZHVILLIMET)

20 Janar 2021, 07:09 Nga DOSJA
Amerika me President të ri, betohet Biden dhe Harris, Trump arrin në

SHBA- Amerika është zyrtarisht më President të ri. Joe Biden dhe Kamela Harris janë betuar zyrtarisht para ndërtestës së Capitol Hill. Në fjalimin e tij Biden ka thënë se kjo është dita e shumë pritur nga të gjithë amerikanët dhe se gjërat nga tani do të ndryshojnë dhe do të përmirësohen.

Ndërkohë që ish-Presidenti Trump ka arritur në Florida ku dhe po shikon inagurimin e pasardhësit të tij. Në mëngjës ish-presidenti Donald Trump ka qëndruar pak para mediave për të mbajtur fjalimin e tij të lamtumirës, ku edhe ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij.

Pas inagurimit, Biden dhe Harris do të zhvillojnë homazhe në Varrezat Kombëtare të Arlingtoni-të, për të mbajtur më pas një fjalim tradicional.

Për shkak të protestës masive të 6 janarit që përfundoi me pesë viktima, janë marrë masa të shtuara sigurie, janë mbyllur rrugët dhe janë angazhuar 20 mijë ushtarë të Gardës.

Me ardhjen e Biden si presidenti i 46-të, Trump do t’i hiqet mbrojtja ligjore dhe do të përballet me hetime shtetërore të çështjeve të tij të biznesit po ashtu edhe për nxitjen e tij të trazirave të Capitolit në 6 janar. Nëse Trump dënohet në gjyqin në Senat, ai do të ndalohet të kandidojë përsëri për president.

(k.m;i.a;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump inagurimi i joe biden donald trump inagurimi i joe biden

Sondazh

Poll