Bota

Nisin hetimet në Francë! 5 të moshuar ndërrojnë jetë sapo injektohen me vaksinën e Pfizer, ministri ‘zbret’ n

20 Janar 2021, 07:31 Nga DOSJA
Nisin hetimet në Francë! 5 të moshuar ndërrojnë

FRANCË– Pesë persona, të gjithë mbi 75 vjeç dhe me sëmundje bashkëshoqëruese, kanë ndërruar jetë pasi janë injektuar me vaksinë anti-COVID të kompanisë “Pfizer”.

Ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran, udhëtoi vetë në Nancy për të mësuar më shumë lidhur me rastin e çuditshëm, duke bërë me dije se lidhur me ngjarjen po kryhen hetime për të zbardhur përse kanë ndodhur vdekjet. 

“Këta janë njerëz që mund të kenë vdekur pas vaksinimit pa treguar shenja të një reaksioni alergjik. Pa dyshim do të kryhen studime nga autoritetet shëndetësore në bashkëpunim me mjekët për të përcaktuar nëse ka apo jo një lidhje me vaksinimin ose nëse është një rastësi fatkeqe,”-u shpreh ai. 

Ndërkohë që  në Francë rreth 480,000 njerëz janë vaksinuar, ndërsa ka shënuar që prej fillimit të pandemisë 2,938,333 të injektuar, dhe 71,342 të vdekur.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota france olivier veran vaksinimi ne france france olivier veran vaksinimi ne france

Sondazh

Poll