Bota

Inagurimi i Joe Biden/ Thyet tradita, pritet të marrin pjesë rreth 2 mijë persona

20 Janar 2021, 07:54 Nga DOSJA
Inagurimi i Joe Biden/ Thyet tradita, pritet të marrin pjesë rreth 2

SHBA-Në vitin 2017, një nga polemikat e para të administratës së Presidentit Donald Trump, ishte fakti që mediat shfaqën që në ceremonia e tij e betimit ishin më pak njerëz se në atë të Barack Obamës.

Ndërkohë,  Joe Biden, ka vendosur që në inagurimin e tij të marrin pjesë më pak persona , duke shmangur kështu traditat, në mënyrë që njerëzit të ndjehen të sigurt mes pandemisë që ka vrarë më shumë se 399,000 njerëz në SHBA.

Biden u ka bërë thirrje amerikanëve që të qëndrojnë në shtëpi gjatë përurimit për të shmangur rrezikun e përhapjes së koronavirusit dhe në vend të kësaj të bashkohen në festë virtualisht.

Inaugurimet e Presidentit zakonisht ndiqen nga qindra personalitete përfshirë ish-presidentë, gjykatës të Gjykatës së Lartë dhe anëtarë të Kongresit, ndërsa mijëra spektatorë mblidhen nëpër Qendrën Kombëtare për të parë ceremonitë. Këtë vit, Trump ka thënë se nuk do të marrë pjesë në inaugurim, duke thyer traditën ndërsa nënpresidenti Mike Pence ka vendosur të marrë pjesë.

Biletat për ceremoninë e këtij viti do të jenë të kufizuara. Në të kaluarën, anëtarët e Kongresit kanë marrë rreth 200,000 bileta për t’u shpërndarë zgjedhësve të tyre për betimin. Këtë vit, ata do të jenë të kufizuar në bileta.

Rep. James Clyburn, bashkëkryetar i komitetit përurues të Biden, ka thënë se pret që diku rreth dy mijë njerëz të marrin pjesë.

Sidoqoftë, Uashingtoni po përgatitet për mundësinë e protestave të dhunshëm që mund të ndodhin në kryeqytet për përurimin e Biden. Stacionet e metrosë nëpër qytet do të mbyllen dhe anëtarët e Gardës Kombëtare do të vendosen pranë Capitolit.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota inagurimi i joe biden shba inagurimi i joe biden shba

Sondazh

Poll