Bota

Greqia në alarm, rriten rastet me variantit e ri të COVID-19

20 Janar 2021, 07:41 Nga DOSJA
Greqia në alarm, rriten rastet me variantit e ri të COVID-19

GREQI- Autoritetet shëndetësore greke  janë të shqetësuara për përhapjen e mundshme të një varianti të ri të koronavirusit të ri që mendohet të jetë shumë më ngjitës se ai i mëparshmi dhe tashmë shihet si përgjegjës për një rritje të rasteve në Britani dhe pjesë të tjera të botë.

Sipas gazetës vendase Ekathimerini të Martën, testet kanë konfirmuar 26 raste shtesë të variantit të ri në Greqi, por ajo që po shkakton alarm është se në dy prej rasteve, nuk mund të gjurmohet burimi i infeksionit.

Dy pacientët e infektuar me variantin e ri të koronavirusit jetojnë në Athinë dhe Kretë dhe nuk kanë udhëtuar jashtë vendit ose kanë rënë në kontakt me dikë që ka udhëtuar jashtë vendit kohët e fundit, tha raporti.

Fakti që burimi i infeksionit të tyre nuk mund të gjurmohet mund të tregojë transmetim më të përhapur të variantit të ri sesa sugjerojnë testet.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll