Bota

Një tjetër mutacion i Covid-19 është zbuluar në Gjermani, ekspertët: Për momentin ende nuk e dim sa shqetësues është

20 Janar 2021, 07:38 Nga DOSJA
Një tjetër mutacion i Covid-19 është zbuluar në

GJERMANI-Një tjetër mutacion i Covid-19, ndryshe nga ato të zbuluara në Britaninë e Madhe, Afrikën e Jugut dhe Brazilin është zbuluar në Gjermani.

Sipas DailyMail, zyrtarët kanë thënë se varianti është zbuluar për herë të parë te pacientët e spitalit Bavaraze, por nuk dihet ende sa transmetues është.

Ekspertët vazhdojnë të analizojnë mostrat pasi Clemens Stockklausner, zëvendës drejtor mjekësor në spitalin universitar Charité në Berlin,  ka thënë se është shumë herët për të thënë nëse ky virus është më vdekjeprurës se variantet e tjera.

“Për momentin ne kemi zbuluar një mutacion të vogël dhe nuk është e qartë sa shqetësues është,”-ka thënë ai. 

Kancelarja gjermane Angela Merkel ditën e djeshme ka deklaruar një izolim të masave deri në muajin shkurt, ku ndër masat është mbyllja e  shkollave dhe dyqaneve. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë shënuar 2,071,473 raste infektimi me Covid-19 dhe kanë ndërruar jetë 49,244 persona.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjermani mutacioni i ri i covid-19 gjermani mutacioni i ri i covid-19

Sondazh

Poll