Bota

Prej kohësh larg mediave/ Themeluesi i Alibaba Jack Ma publikon një video të re

20 Janar 2021, 07:10 Nga DOSJA
Prej kohësh larg mediave/ Themeluesi i Alibaba Jack Ma publikon një

HONG KONG- Themeluesi i Aliababa, Jack Ma ditën e sotme është shfaqur para publikut, pas disa muajsh, që kompania e tij po përballet me sfida të rregullatorëve kinezë.

Ditën e sotme, ai ka paraqitur një video të publikuar në internet nga Tianmu News , një filial i gazetës zyrtare të qeverisë Zhejiang. Provinca Zhejiang është shtëpia e Hangzhou, qyteti ku është vendosur Alibaba.

Ma nuk kishte bërë një paraqitje publike ose postim në media sociale që nga fundi i muajit tetorit. IPO u bllokua në minutën e fundit nga rregullatorët kinezë.

Në video, Ma shfaqet duke folur me dhjetëra mësues në Kinën për një ceremoni çmimi që përkon me festën kineze, Festivalin Laba. Ma, një ish-mësues anglisht, e ka bërë arsimin një përparësi kryesore për fondacionin e tij.

“Ne do të takohemi përsëri pasi të mbarojë epidemia,”-ka thënë ai. 

Aksionet e listuara në Hong Kong të Alibaba u rritën me 6% pasi u publikua video.

Miliarderi Jack Ma ka qëndruar larg vëmendjes së mediave  pas një përplasjeje që ka ndodhur mes tij dhe politikantit kinez Liu Hee. Mungesa e daljeve të tij publike ishte vënë re nga shumë media ndërkombëtare. Që prej një eventi që Ma mori pjesë tetorin e kaluar, kur edhe ngriti zërin kundër pushtetit, qeveria kineze ka rritur ndjeshëm presionin e saj rregullator ndaj gjigandit Alibaba. Kompania po përballet me rregulla të reja më të rrepta që potencialisht mund të çojnë në ristrukturimin e AntGroup.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jack ma jack ma

Sondazh

Poll

Bota 19 Janar 2021, 19:29

SHBA- Presidenti në ikje të SHBA-së, Donald Trump nuk do të jetë i pranishëm në inagurimin e pasardhësit të tij Joe Biden. Por kjo gjë do të ndikojë shumë pasi ...