Bota

Rritja e shifrave me COVID-19/Gjermania shtyn mbylljen e vendit deri në 14 shkurt, maska e detyrueshme në ambientet publike

19 Janar 2021, 21:57 Nga DOSJA
Rritja e shifrave me COVID-19/Gjermania shtyn mbylljen e vendit deri në 14

GJERMANI- Për shkak të rritjes së rastve me Covid-19, Gjermania ka zgjatur kufizimet deri më 14 shkurt.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se qeveria pas mbledhjes që ka zhvillaur së fundmi ka vendosur se mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme në ambientet publike dhe në rrugë.

Kufizimet ekzistuese ishin në fuqi deri në fund të janarit, ndërsa kancelarja Angela Merkel ka deklaruar zgjatjen e kufizimeve deri më 14 shkurt për të luftuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Po ashtu mësohet se shumica e dyqaneve dhe shkollave do të mbeten të mbyllura për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Numri i rasteve të konfirmuara COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit janë 11 834 raste të reja dhe 1091 viktima. Ndërkohë që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Gjermani kanë humbur jetën 49,244 persona dhe janë infektuar 2,071,473 të tjerë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll

Bota 19 Janar 2021, 19:29

SHBA- Presidenti në ikje të SHBA-së, Donald Trump nuk do të jetë i pranishëm në inagurimin e pasardhësit të tij Joe Biden. Por kjo gjë do të ndikojë shumë pasi ...