Bota

Mësuesja e martuar që shkoi me nxënësin minoren del para gjykatës/ Prokurori: Ata kryenin marrëdhënië në një fushë af

19 Janar 2021, 21:31 Nga DOSJA
Mësuesja e martuar që shkoi me nxënësin minoren del para

ANGLI- Mësuesja Kandice Barber, e cila kreu marrëvedhie seksuale me një nxnënës minoren ka dalë sot para gjykatës. Lajmin e ka bërë të ditur The Sun, i cili shkruan se Gjykata e  Buckinghamshire kishte marrë telefonin e 35-vjeçares për të kontrolluar kutinë e saj të mesazheve. Prokuroi i çështjes, Richard Milne tha se mesazhet mes nxenësit dhe mësueses ishin në formë seksuale.

 “Shpejt mesazhet nisën të bëhen seksuale. Ajo i kërkonte të takoheshin jashtë shkolle, në vende private, dhe ai i sugjeroi një fushë që e njihte aty pranë. Kjo ishte rreth orës 5.00 apo 6.00 të mbrëmjes. Ai besonte se dëshironte një vend privat pasi nuk dëshironin të shiheshin së bashku, sepse ishin një nxënës dhe një mësuese. Por ajo e pyeti nëse dëshironte të bënin seks. Ai tha po dhe ata kryen marrëdhënie. Kjo u bë teksa ajo ishte e kthyer me kurriz. Ajo kishte ulur getat e saj dhe kishte ngritur pallton e kuqe”, tha ai.

Më tej Milne tha se Barber ishte shtatzënë dhe se e humbi fëmijën e saj disa ditë më vonë pasi kishte ndodhur e gjithë çështja.

“Kandice Barber, një grua e rritur, bënte seks me një djalë të moshës 16 vjeçare, por për ligjin nuk ka ndryshim edhe nëse ajo është një grua dhe ai është djalë. Ajo i tha atij se ishte shtatzënë, dhe se fëmija mund të ishte i tij ose i burrit të saj. Kjo ndodhi dy javë pasi kishin bërë seks. Disa ditë më vonë ajo, e përlotur i tha djalit se kishte humbur fëmijën,” tha ai.

Këtë rast Dosja.al e ka treguar për publikun edhe në muajin shtator të vitit të kaluar kur u bë dhe publike ngjarja.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kandice barber richard milne kandice barber richard milne

Sondazh

Poll

Bota 19 Janar 2021, 19:29

SHBA- Presidenti në ikje të SHBA-së, Donald Trump nuk do të jetë i pranishëm në inagurimin e pasardhësit të tij Joe Biden. Por kjo gjë do të ndikojë shumë pasi ...