Bota

Kandidati për deputet i PDK-së ftohet nga Specialja në Hagë: Nezir Çoçaj e ka pranuar ftesën për intervistim

19 Janar 2021, 19:58 Nga DOSJA
Kandidati për deputet i PDK-së ftohet nga Specialja në Hagë:

KOSOVË- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Nezir Çoçaj është ftuar nga Gjykata Speciale më Hagë. Lajmin e ka bërë të ditur selia e OVL-UÇK-së me anë të një postimi në Facebook. Ajo ka shkruar se Çoçaj e ka pranuar ftesën për intervistim dhe se pritet që të shkojë atjë në ditët në vijim.

Postimi i plotë:

Njofton se: NEZIR ÇOÇAJ është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale me seli në Hagë. Ai ka pranuar Ftesë për intervistim nga Dhomat e Specializuara që gjatë ditëve në vijim do të paraqitet për Intervistim. OVL e UÇK-së, Dega në HAS, mbështet fuqishëm njeriun e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kontributin e tij për themelimin e UÇK-së, po ashtu vlerëson lart disiplinën e Çoçajt gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë që kishte të vetmin qëllim si të gjithë bijtë e bijat, Çlirimin e Atdheut nga Jugosllavia Vrastare Fashiste. ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS, DEGA NË HAS i mbështetë të gjithë çlirimtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët luftuan për Lirinë e Vendit të tyre nga regjimi jugosllav, serb. Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Drejtësi për Luftëtarët e UÇK-së!

Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi. Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni gjykata speciale nezir çoçaj ovl-uçk gjykata speciale nezir çoçaj ovl-uçk

Sondazh

Poll

Bota 19 Janar 2021, 19:29

SHBA- Presidenti në ikje të SHBA-së, Donald Trump nuk do të jetë i pranishëm në inagurimin e pasardhësit të tij Joe Biden. Por kjo gjë do të ndikojë shumë pasi ...