Bota

Pëson vdekje klinike, gruaja flet pas ‘ringjalljes’: Pash trupin tim nga lart dhe çdo gjë që po ndodhte në sallën e op

19 Janar 2021, 19:26 Nga DOSJA
Pëson vdekje klinike, gruaja flet pas ‘ringjalljes’: Pash

SHBA-Një  grua në Çikago  ka pësuar vdekje klinike për 37 sekonda dhe ka memorizuar momentin kur mendoi se u nda nga jeta.

Stephanie Arnold ka treguar se  në momentin e frikshëm, ajo shikonte trupin e saj nga lart në sallën e operacionit, shkruajnë mediat e huaja.

Nëna e dy fëmijeve tha se parandjenja se do vdiste, nisi kur ajo dhe i shoqi Jonathan mësuan se ajo kishte një gjendje të quajtur ‘placenta previa’, që mund të shkaktojë hemoragji gjatë lindjes.

Ishte e vështirë të shpjegoja atë që parandjeva sepse nuk kisha fakte konkrete për ta demonstruar. Unë i thash im shoqi Jonathan ‘nuk di çfarë të të them, por kam një ndjesi se diçka e keqe do të ndodhë”, është shprehur ajo.

Dhe për fat të keq, disa momente para se të lindte djalin e saj Jacob në klinikën McGaë në Chicago, zemra e saj ndaloi dhe gruaja ishte e vdekur për 37 sekonda.

Ata më çuan në dhomën ku do të lindja Jacob. Unë e linda fëmijën me operacion, të shendetshëm e të lumtur. Por disa sekonda më vonë humba ndjenjat. Në atë moment çdo gjë u kthye në një film dhe unë mund të shikoja veten nga jashtë trupit tim. E shikoja veten time nga sipër dhe nga anash trupit tim. Shihja çdo gjë që po ndodhte në sallën e operacionit. Shihja infermieren që kërcente mbi gjoksin tim për të rivënë në punë zemrën”, tregon Stephanie.

Në një kohë kur trupi fizik i Stephanie ishte në sallën e operacionit, gruaja thotë se mund të shikonte të bijën e saj, që ndodhej në një pjesë tjetër të spitalit me dadon.

Eksperienca e saj e pranë-vdekjes, e la në koma për gjashtë ditë dhe me dështim në veshka, por tashmë ndodhet shëndoshë e mirë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vdekje klinike vdekje klinike

Sondazh

Poll