Bota

19 Janar 2021, 19:29 Nga DOSJA

SHBA- Presidenti në ikje të SHBA-së, Donald Trump nuk do të jetë i pranishëm në inagurimin e pasardhësit të tij Joe Biden. Por kjo gjë do të ndikojë shumë pasi nuk do të mund të bëhet dorëzimi i valixhes bërthamore nga Trump te Biden.

Valinxhja brenda mban të gjiotha kodet që duhet për të nisur një sulm bërthamorë nga Presidenti në detyrë i SHBA-së. Kjo valixhe duhet që të jetë në çdo kohë afër me Presidentin edhe në sekondën e fundit që ai është në detyrë.

Eksperti Stephen Schëartz,  në lidhje me dorëzimin e saj kanë thënë se valixhja që ka Trump do të udhëtojë me të deri në momentin që Biden të marrë zyrtarisht detyrën, ndërsa këtij të fundit do t’i jepet një valinxhe tjetër.

“Ekzistojnë të paktën tre-katër valixhe identike. Një ndjek presidentin, një ndjek zëvendëspresidentin dhe një qëndron e ruajtur, për t’iu dorëzuar pushtetarit më të lartë në evente si inaugurime apo fjalime në Kongres. Më 20 janar, Biden do të marrë ose valixhen e Pence, ose ndonjë tjetër, të përgatitur nga Zyra Ushtarake e Shtëpisë së Bardhë enkas për të” tha ai.

Inagurimi i Joe Biden si president do të jetë ditën e nesërme në Washington. Ai do të marrë pushtetin pasi Trump humbi zgjedhjet në rezultatin 232 vota të Kolëgjit Elektoral me 306 vota që siguroi Biden.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump joe biden donald trump joe biden

Sondazh

Poll