Bota

Mori mbidozë drogë, ndërron jetë djali 24-vjeçar i miliarderit dhe supermodeles së njohur

19 Janar 2021, 17:36 Nga DOSJA
Mori mbidozë drogë, ndërron jetë djali 24-vjeçar i

NEW YORK– Modeli Harry Brant, i cili është djali i supermodeles Stephanie Seymour dhe botuesit Peter M. Brant, ka ndërruar jetë në moshën 24 vjeçare.

Brant humbi jetën nga mbidoza, pas një beteje të gjatë me varësinë nga droga. I riu vdiq vetëm disa ditë para se të rikthehej në qendrën e rehabilitimit.

Ai ishte një shpirt krijues, i dashur dhe i fuqishëm që solli dritë në zemrat e kaq shumë njerëzve”, thanë familjarët për mediat e huaja.

Modeli ishte shfaqur në ‘Vogue’ italiane dhe kishte marrë pjesë në fushata për shtëpinë e modës Balmain. Ai më parë kishte lançuar një linjë make up-i me vëllain e tij, Peter Brant, Jr  për kozmetikën MAC.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota harry brant nderron jete djali i modeles harry brant nderron jete djali i modeles

Sondazh

Poll