Bota

Serbia nis vaksinimin me dozën kineze/ Vuçiç: Jemi të gatshëm të ndihmojmë edhe shqiptarët

19 Janar 2021, 18:29 Nga DOSJA
Serbia nis vaksinimin me dozën kineze/ Vuçiç: Jemi të

SERBI- Presideni i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se janë të gatshëm që të ndihmojnë shqiptarët me vaksina. Novosti shkruan se Vuçiç pyetur nga gazetarët tha se serbët që jetojnë në Kosovë do të jenë në gjendje që të vaksinohen në Bujanovec.

“Një pjesë e njerëzve nga disa komuna duhet të vaksinohen në veri të Kosmetit, dhe një pjesë në Rashkë. Serbët që jetojnë në Kosovë do të jenë në gjendje të vaksinohen në Bujanovac. Një pjesë e veçantë e Shtabit të Krizave dhe Zyra për Kosovë dhe Metohi do të merren me këtë, dhe ne do të shohim se si t’i ndihmojmë shqiptarët nëse mundemi,” tha ai.

Në lidhje me dhurimin e 8 mijë vaksinave drejt Maqedonisë së Veriut, ai tha se ky veprim tregon përgjëgjësinë e tyre dhe gatshmërinë për të ndihmuar.

“Mendoj se kjo tregon përgjegjësinë tonë dhe se nuk jetojmë në një ‘botë të izoluar’”, tha Vuçiç.

Serbia nisi ditën e sotme vaksinimin masiv të popullsisë me vaksinën kineze.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic vaksinimi ne serbi aleksander vucic vaksinimi ne serbi

Sondazh

Poll