Bota

Fyeu Mbretin në Facebook, e pëson e moshuara në Tajlandë, burgoset me 43 vite   

19 Janar 2021, 19:03 Nga DOSJA
Fyeu Mbretin në Facebook, e pëson e moshuara në Tajlandë,

TAJLANDË- Një ish-nënpunëse civile është burgosur me 43 vite dhe 6 muaj burg pasi ka fyer Mbretin e  Tajlandës,  Maha Vajiralongkorn. Lajmin e ka bërë me dije The Guardian, i cili ka zbuluar se emri i gruas 60-vjeçare është Anchan.

Sipas avokatëve të gruas ky është dënimi më i rreptë që është dhënë në Tajlandë. Gruaja, është akuzuar për postimin e disa klipeve audio në Facebook dhe YouTube me komente që konsiderohen kritike ndaj monarkisë.

Fillimisht ajo u dënua me 87 vite ndërsa më vonë dënimi u përgjysmua. Sipas ligjit të vendosur në Tajlandë, kushdo që “shpif, fyen ose kërcënon mbretin, mbretëreshën, trashëgimtarin” mund të përballet nga tre deri në 15 vjet për çdo akuzë. Ndërsa 60-vjeçarja u dënua për 29 akuza.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anchan burgoset me 43 vjet maha vajiralongkorn anchan burgoset me 43 vjet maha vajiralongkorn

Sondazh

Poll