Politike

“Vijojmë mbështetjen që Reforma në Drejtësi të japë rezultat”, Ambasadorja Yuri Kim takon kryetaren e KED, Vitore Tus

19 Janar 2021, 14:33 Nga DOSJA
“Vijojmë mbështetjen që Reforma në Drejtësi

TIRANË – Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka takuar kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese pasi ky institucion vetëm pak javë më parë u bë funksional me plotësimin e gjyqtarëve.

Diplomatja shkruan se tashmë Vitore Tusha e cila është dhe kryetare e KED ka përgjegjësinë të drejtojë GJykatën Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme.

Kim shpreh mbështetjen e fortë të SHBA që Reforma në Drejtësi të japë rezultatet e pritura.

Shkrimi i ambasadores Yuri Kim:

Unë u takova me gjyqtaren Tusha për ta falënderuar atë për udhëheqjen e qëndrueshme dhe të mençur të KED, e cila bëri të mundur që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale. Tani, ajo ka përgjegjësinë të drejtojë GJK-në në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme.SHBA do të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë në mënyrë që Reforma në Drejtësi të japë rezultate.

 

I met Judge Tusha to thank her for stable & wise leadership of JAC, which enabled ?? Constitutional Ct to become functional. Now, she has the responsibility to lead the CC in reviewing important cases. ?? will continue its strong support so that Justice Reform delivers results. pic.twitter.com/A0KKKYT4ds

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) January 19, 2021

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasadorja yuri kim ked vitore tusha ambasadorja yuri kim ked vitore tusha

Sondazh

Poll