Politike

Kryemadhi: Opozita e bashkuar ka shumë pika të përbashkëta! Me 25 prill referendumi popullor kundër Ramës

19 Janar 2021, 13:24 Nga DOSJA
Kryemadhi: Opozita e bashkuar ka shumë pika të përbashkëta!

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi  ndodhet në Fier, aty ku do të vijojë takimet me banorët në lidhje me problematikat që ata kanë. Teksa ndodhet në atë qytet, Kryemadhi ka zhvilluar një lidhje me Skype për ‘Neës24’.

Kryemadhi tha se data 25 prill do të jetë referendum për të gjithë qytetarët shqiptarë si dhe do të jetë dita më e rëndësishme për ta.

‘Tashmë na ndajnë vetëm 96 ditë nga 25 prilli, çdo ditë e më shumë vjen duke u ngushtuar hapësira midis datës 25 prill që do të jetë referendumi për të gjithë qytetarët shqiptarë, por nga ana tjetër rrit dhe përgjegjësinë e forcave politike, por më shumë të të gjithë atyre individëve, personaliteteve, liderëve apo edhe figurave publike të partive, për të shpallur programet dhe angazhimet e tyre, gjë që është nga më të rëndësishmet sot, për të cilat qytetarët shqiptarë kanë nevojë.’- u shpreh Kryemadhi.

Ndërsa Kryetarja e LSI-së u ndal dhe tek programi i Partisë. Kryemadhi theksoi se në fokus do të jetë punësimi i të rinjve dhe arsimi.

‘Patjetër që programi është gati. Është reflektuar çdo gjë. Një nga pikat tona është punësimi i të rinjve dhe një punë e mirëpaguar për ta, si dhe arsimi. Sot sakrifica më e madhe e familjeve shqiptare është e ardhmja e fëmijëve. Është mundësia që prindërit duan t’i japin fëmijëve të tyre, jo vetëm për arsim cilësor, por mbi të gjitha duan garanci për një punësim dinjitoz, me punë të mirëpaguar, por mbi të gjitha duan t’i kenë fëmijët e tyre në shtëpi. Kjo është pika kryesore, e cila është e patjetërsueshme, nga të gjitha kontaktet, bashkëbisedimet që kemi pasur, nga të gjitha fokus grupet, apo konsultimet me grupet e interesit, qoftë kjo në bujqësi, në blegtori, në industri, në arsim, në shkencë, në shëndetësi. Pikat kryesore janë fëmijët, familja. Kostoja e jetesës, mundësia për t’i shkolluar dhe për të pasur një jetë të sigurt dhe ajo që është më e rëndësishme, është që ne jemi gati për të paraqitur alternativën tonë dhe për të mbajtur fjalën, sepse për hir të së vërtetës të gjithë njerëzit që takojmë na thonë që ju të LSI-së e mbani fjalën.’

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll