‘Nuk ka transparencë, ka paligjshmëri’/ Projekti Vlorë- Orikum, Meta: Asnjë autoritet shtetëror, qendror apo vendor, nu
19 Janar 2021, 12:20Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar me anë të një shkrimi në ‘facebook’ për takiminq ë zhvilloi ditën e djeshme në Orikum, aty ku u takua me banorët. Meta bisedoi me ta në lidhje me projektet infrastrukturore që janë parashikuar të bëhen në atë zonë.
Kreu i shtetit shkruan se ‘deri tani asnjë autoritet shtetëror, qendror apo vendor, nuk është konsultuar me ta, aq më tepër t’i ketë dëgjuar propozimet për zhvillimin e pronave të tyre dhe të zonës në tërësi, që ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe turistik.’
Ndër të tjera presidenti thotë se ky projekt nuk ka transparencë e se po bëhet paligjshmëri.
SHKRIMI I PLOTË I METËS:
Ju përgjigja me shumë përgjegjësi kërkesës së banorëve të Radhimës, Orikumit, Tragjasit dhe Dukatit, për t’u takuar e biseduar hapur me ta lidhur me projektet infrastrukturore të parashikuara të realizohen në zonën Vlorë-Orikum. Më njohën me shqetësimin e drejtë se deri tani asnjë autoritet shtetëror, qendror apo vendor, nuk është konsultuar me ta, aq më tepër t’i ketë dëgjuar propozimet për zhvillimin e pronave të tyre dhe të zonës në tërësi, që ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe turistik. Çdo zë banori, çdo vërejtje apo sugjerim, duhet të dëgjohet, të mbahet shënim dhe të vlerësohet. Nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm të zonave bregdetare, nëse nuk respektohet e drejta e pronës.Kjo është detyrë primare për Qeverinë edhe në hartimin e implementimin e projektit të “Rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum)”.Çdo projekt duhet të jetë i mirëmenduar dhe të respektojë të drejtat themelore kushtetuese të banorëve dhe pronarëve.Fatkeqësisht, klientelizmi dhe neglizhenca ndaj interesave të banorëve, kanë sjellë shkelje të parimeve të barazisë përpara ligjit, cenim të të drejtave legjitime dhe të drejtën e tyre për një proces të rregullt ligjorATY KU NUK KA TRANSPARENCË, KA GJITHMONË PALIGJSHMËRI!
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë konferenës për gazetarët se borxhi nuk rrezikon stabilitetin financiar. Gjatë konferencës Ministrja Anila Dena...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për gazetarët përballë selisë blu zbuloi se sot ka zhvilluar një takim online me përfaqësu...
TIRANË -Kreu i qeverisë ‘qetësoi’ qytetarët duke thënë se për sa kohë ai do jetë në krye të qeverisë do të jemi të mirëpërfaqësuar me BE dhe me gjithë botë...
TIRANË– Dozat e vaksinave anti-COVID nuk do të vijnë edhe këtë javë. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama, i cili “fajësoi” shtyrjen e afatit nga a...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar letrën e ambasadës franceze në Shqipëri, pas deklaratës së tij lidhur aneksimin e rajonit të Ballkanit Perëndim...
Politike19 Janar 2021, 11:11
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetaren Fjorela Beleshi gjatë një video-konferencë në Kryeministri. Gazetarja e ka pyetur lidhur me letr...
TIRANË– I vetmi detaje që mund të bëhet publik nga marrëveshja me Pfizer për vaksinat anti-COVID është çmimi. Këtë ka bërë me dije kryeministri Edi ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me gazetarët ka treguar pse nuk u bë publike kontrata e nënshkruar me “Pfizer”. Sipas tij, kompan...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë konferencës që zhvilloi me ta në Kryeministri. Numri një i qeverisë i c...