Politike

Kanë kaluar 14 muaj! Banorët e pallateve të dëmtuara nga tërmeti ende presin, asnjë konfirmim nga Bashkia nëse banesat ja

19 Janar 2021, 12:49 Nga DOSJA
Kanë kaluar 14 muaj! Banorët e pallateve të dëmtuara nga

DURRËS– Banorët e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, një vit më parë, në zonën e plazhit në Durrës ende nuk kanë një konfirmim nëse banesat e tyre janë të banueshme. Edhe pse kanë kaluar 14 muaj, sërish nuk kanë një vendim të marrë nga ekspertët.

“Askush nuk ka ardhur të shohë këtë masakër që është bërë. Nuk kemi mure, nuk kemi se ku të rrimë. I bëj thirrje Edi Ramës që ta shohë me seriozitet problemin tonë se kemi punuar me djersën e ballit,”– thotë një banore. Ndërkohë që një tjetër sfidon numrin një të qeverisë që të jetojë edhe ai në të njëjtin pallat. 

“Na kanë mbajtur me rrena, me premtime boshe. Shiheni vetë, nëse në këtë pallat banon kryeministri, edhe unë jam dakord, por kjo duket me sy,”-shtoi ai, duke treguar me dorë dëmet që janë shkaktuar nga lëkundjet.

Bashkë me banorët ishte edhe kreu i Partisë Demokratike për zonën e Durrësit, Ferdinand Xhaferri, i cili dëgjoi shqetësimet e banorëve duke kërkuar më pas nga qeveria që të ndërhynte. 

“Shteti t’u japë siguri nëse në këtë pallat jetohet apo nuk jetohet. Deri tani, siç vetë kryeministri e ka quajtur, bashki alabakësh, nuk kishte si të ndodhte ndryshe se edhe qeverinë e ka me alabakë. Këta njerëz në vuajtje e dinë se çdo të thotë të darkosh tek Nusreti në Dubai, kur popullin e kanë në këtë gjendje. Darkojnë për të shitur Portin e Durrësit, për të shitur portin e këtyre qytetarëve që pasi kanë 7 vite që e kanë masakruar, tani në ikje e sipër banda kërkon ta shesë,”- tha drejtuesi i PD në Durrës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dëmet e tërmetit në durrës durres edi rama dëmet e tërmetit në durrës durres edi rama

Sondazh

Poll

Politike 19 Janar 2021, 11:11

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetaren Fjorela Beleshi gjatë një video-konferencë në Kryeministri. Gazetarja e ka pyetur lidhur me letr...