Politike

Zgjedhjet e 25 prillit/ Kryemadhi mund të kandidojë dhe në Tiranë dhe Durrës! Kryetarja e LSI-së: Është për tu parë

19 Janar 2021, 14:02 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25 prillit/ Kryemadhi mund të kandidojë dhe në

FIER– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë të ditur se po mendon që të kandidojë në dy qarqe për zgjedhjet e 25 prillit. Tirana dhe Durrwsi janë dy qarqet që Kryemadhi ka në mendje duke qënë se kodi i ri tha ajo i lejon kryetarit të partisë të kandidojë në 4 qarqe.

Monika Kryemadhi do të kandidojë në Fier dhe Elbasan, por për hir të së vërtetës kodi që Rama do ti prishte punë opozitës e favorizon pak LSI-në, për ti dhënë mundësi të krijojë më shumë hapësira për gratë dhe vajzat dhe atyre që vijnë nga bota akademike”, u shpreh kryetarja e LSI-së gjatë lidhjes me ‘Skype’ për ‘News24’.

PJESE NGA BISEDA:

Pyetje: Do të jetë emri juaj edhe në listën e Tiranë?

Kryemadhi: Nuk e kam menduar, ka kohë deri atëherë edhe për Tiranë edhe për Durrësin. Me kodin e ri i jepet mundësi kryetarëve të partive të jenë në 4 qarqe.

Pyetje: Pra mund të jeni edhe në Tiranë edhe në Durrës, përvec Elbasanit dhe Fierit?

Kryemadhi: Për tu parë është, interesante duket.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi zgjedhjet e 25 prillit 2021 monika kryemadhi zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll