U kapën pa maskë në rrugë, gjobiten 473 qytetarë, ndëshkohen edhe 12 të tjerë që lëviznin jashtë orarit
19 Janar 2021, 14:16Nga DOSJA
TIRANË – 473 qytetarë që kishin dalë në rrugë pa maskë në rrugë janë gjobitur me nga 3.000 lekë secili.
Policia njofton se janë ndëshkuar edhe 12 persona që u konstatuan duke lëvizur pas orës 22:00.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 4 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, dhe pasi e kanë paraqitur atë, janë gjobitur dhe më pas janë lënë të lirë. Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.
Njoftimi i plotë:
U konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse, ndëshkohen më masë administrative 473 qytetarë.
Masë administrative është vendosur edhe për 12 shtetas që u konstatuan duke lëvizur gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes.
Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 473 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 4 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 12 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.
Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Në “Shqipëria live”, Eglantina Xhaferri bëri rrëfimin tronditës, duke thënë se burri i saj kishte abuzuar seksualisht me vajzën 13 vjeçare për dy vite dh...
TIRANË– Një mjet ka marrë flakë teksa ishte në lëvizje në qytetin e Vorës. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në orën 13:30 në rrugën dytësore në Vorë....
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tronditëse e bërë publike pak ditë më parë ku njerku, Elidon Xhaferri abuzoi seksualisht me vajzën 13-vje&cced...
Pa asnjë dyshim, ne të gjithë jemi kthyer në një fotograf amator. Fotografojmë çdo gjë pa harruar selfiet. Por shtetasi SH. C ka përfunduar në polici për...
TIRANË– Sanitarja e spitalit COVID-2, Tire Alldervishi, ka kërkuar në Gjykatën e Apelit që të lirohet nga masa e “arrest me burg” për shkak se është e infe...
TIRANË– Reshjet e shiut do të rinisin në territorin e Shqipërisë. Datat 22 deri më 26 janar janë ato që do të ketë intensitet më të lartë të reshjeve, ndaj...
Aktualitet19 Janar 2021, 11:50
DIBËR– Mjeku i përgjithshëm i spitalit të Dibrës ka rrëshqitur nga akulli që ndodhej në rrugë. Rrëzimi i tij është shoqëruar me pasoja pas ai ka pësu...