Aktualitet

19 Janar 2021, 11:50 Nga DOSJA

DIBËR– Mjeku i përgjithshëm i spitalit të Dibrës ka rrëshqitur nga akulli që ndodhej në rrugë. Rrëzimi i tij është shoqëruar me pasoja pas ai ka pësuar fraktura të rëndë. Mjeku, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur u rrëzua teksa po shkonte për punë.

Mjeku është dërguar në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.

Rrugët e brendshme të qytetit të Peshkopisë janë kthyer në një problem për këdo për shkak të prezencës së madhe të akullit. Qytetarët janë ankuar prej ditësh për neglizhencën e Bashkisë Dibër pasi akulli po iu rrezikon jetën.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet akulli ne diber rrezohet mjeku ne diber akulli ne diber rrezohet mjeku ne diber

Sondazh

Poll