Aktualitet

Ndodh në Tiranë! E denoncoi në polici pasi po i bënte foto banesës së tij, dëshmia e të riut para efektivëve: Po bëja

19 Janar 2021, 12:46 Nga DOSJA
Ndodh në Tiranë! E denoncoi në polici pasi po i bënte foto

Pa asnjë dyshim, ne të gjithë jemi kthyer në një fotograf amator. Fotografojmë çdo gjë pa harruar selfiet. Por shtetasi SH. C ka përfunduar në polici për shkak të shkrepjes së një fotografie.

Ngjarja është regjistruar nga komisariati Nr.6 Tiranë, tregojnë burimet e gazetës Si. Shkaktari për kërkimet e policisë dhe shoqërimin e të riut fotograf është bërë një burrë me inicialet E. K. 50-vjeçari ka shkuar në polici pranë zonës ku ai ka shtëpinë, në Kombinat, pasi ka vërejtur një djalë të ri që po bënte fotografi.

E. K thotë: Sapo mbarova punën, u nisa për në shtëpi, me automjetin tim privat me targa AA…. Mercedes Benz. Sapo mbërrita tek garazhi i banesës, mbasi parkova makinën dhe po ecja në këmbë, pashë një person të dyshimtë që nuk e njoh dhe që po më bënte fotografi. I njëjti person vërejta se po më ndiqte nga pas. Policia sqaron për gazetën Si, se referuar denoncimit në fjalë ka regjistruar çështjen për përndjekje dhe për këtë arsye e ka pyetur 50-vjecarin nëse kishte apo jo konflikte. Ai e ka mohuar, por i ka dhënë ndihmë policisë për gjetjen e fotografit të çuditshëm. “Ky person u largua me mjetin e tij me ngjyrë të bardhë, tip Mercedes benz, në drejtim të rrugës “Thoma Koxhaj”.

Policia e Komisariatit Nr.6 tregon për gazetën Si, sesi shkoi në gjurmët e fotografit të çuditshëm.

“Ne këqyrëm kamerat e sigurisë, bazuar në referencat që na dha denoncuesi dhe pasi identifikuam automjetin, gjetëm drejtuesin e tij. Një i ri me inicialet SH. C., i cili jeton në një zonë tjetër të Tiranë”.

Sipas burimit policor “fotografi” është shoqëruar në polici për të pyetur se përse po e ndiqte 50-vjeçarin.

Në deklarimin e tij SH. C., tregon “Nuk e njoh këtë person dhe as që e kam ndjekur pas. Atë ditë shkova në zonën “Misto Mame” për të takuar dy persona që i njoh. Mund të kem qëlluar që kam shkrepur fotografi me telefon, por kam qenë duke bërë selfie. Nuk kam ndjekur askënd. Disa ditë, pasi ka mbajtur shënim këtë deklaratë dhe pasi ka këqyrur edhe telefonin e të riut ka trokitur në komisariat 50-vjeçari E. K.

“Kam ardhur të sqaroj se e kam takuar personin e dyshimtë dhe u morëm vesh me njëri-tjetrin. Gjithçka ka qenë një keqkuptim, – thotë në dëshminë e dytë denoncuesi, që sidoqoftë i kushtoi pak orë në polici riut “fotograf”.

Marre nga Gazeta SI

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denoncimi ne polici per foto denoncimi ne polici per foto

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Janar 2021, 11:50

DIBËR– Mjeku i përgjithshëm i spitalit të Dibrës ka rrëshqitur nga akulli që ndodhej në rrugë. Rrëzimi i tij është shoqëruar me pasoja pas ai ka pësu...