Aktualitet

I mori 8 mln lekë vajzës së pacientes me COVID, Tirje Alldervishi kërkon lirinë në Apel: Jam prekur nga pandemia, rrezikoj

19 Janar 2021, 12:31 Nga DOSJA
I mori 8 mln lekë vajzës së pacientes me COVID, Tirje Alldervishi

TIRANË– Sanitarja e spitalit COVID-2, Tire Alldervishi, ka kërkuar në Gjykatën e Apelit që të lirohet nga masa e “arrest me burg” për shkak se është e infektuar nga pandemia e koronavirusit.

Alldervishi pretendon se ka qënë edhe vetë e shtruar në spital për shkak se ishte e infektuar, por ende nuk është negativizuar dhe për këtë arsye përbën rrezik për të infektuar të tjerë në qelitë e paraburgimit. 

“Unë kam qenë vetë e infektuar me COVID-19 dhe isha shtruar në spital. Por ende nuk jam negativizuar. Kështu jam rrezik për të infektuar të tjerët në qelitë e paraburgimit,”-shkruan ajo në kërkesën e saj. Duke nxjerrë për herë të parë edhe një alibi, të cilën nuk e ka përmendur në seancën e parë gjyqësore ku edhe iu caktua masa e sigurisë. 

Kështu Tire Alldervishi ka kërkuar heqjen e arrestit të caktuar më datë 14 janar nga gjyqtarja Rexhina Merlika në dhomën penale të gjykatës së Tiranës. Një tjetër argument i përdorur nga mbrojtja e Alldërvishit është edhe regjistrimi i saj nga emisioni investigativ, e sipas tyre ato filmime të përdorura për procedimin penal janë të jashtëligjshme.

Lidhur me regjistrimet, prokuroria e Tiranës ka hapur një hetim dhe ka sekuestruar të gjitha regjistrat e hyrje-daljeve në COVID- 2 dhe ka marrë në pyetje disa nga personat që kanë dijeni për rrethanat e hetimit. Në pyetje përveç personelit sanitar dhe infiermier do të merren edhe mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Tire Alldervishi shërbente si sanitare në spitalin Covid-2, ndërsa tashmë është pas hekurave. Ajo u hoq si infermiere dhe mashtroi vajzën e një zonje të infektuar me Covid-19, e cila fatkeqësisht ndërroi jetë më vonë, dhe i zhvati 8 milionë lekë. Mashtrimi u zbulua dhe Alldervishi ran ë pranga, ndërkohë që tashmë bijon hetimi pasi dyshohet se fshihen të tjerë persona pas sanitares.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tire alldervishi tire alldervishi ne burg vdekja tek shefqet ndroqi tire alldervishi tire alldervishi ne burg vdekja tek shefqet ndroqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Janar 2021, 11:50

DIBËR– Mjeku i përgjithshëm i spitalit të Dibrës ka rrëshqitur nga akulli që ndodhej në rrugë. Rrëzimi i tij është shoqëruar me pasoja pas ai ka pësu...