Aktualitet

U zulua se abuzoi me vajzën! Njerku tentoi të vriste veten, gruaja e pengon/ Iris Luarasi: Ta kishte lënë, do të ishte një

19 Janar 2021, 13:51 Nga DOSJA
U zulua se abuzoi me vajzën! Njerku tentoi të vriste veten, gruaja e

Në “Shqipëria live”, Eglantina Xhaferri bëri rrëfimin tronditës, duke thënë se burri i saj kishte abuzuar seksualisht me vajzën 13 vjeçare për dy vite dhe ajo e kishte kuptuar së fundmi.

Elton Xhaferri dhunonte vazhdimisht Eglantinën. “Në ato raste, vajza më thoshte hajde ikim se nuk duroj dot më por unë i thosha jo se është turp”,nëna e vajzës.

Po ashtu, Eglantina rrëfen se pasi njerku i vajzës pranoi abuzimin seksual prej dy vitesh ndaj saj, tentoi të vriste vete. “Morri thikën të priste damarët, por unë e ndalova. I thashë nuk të dua të vdekur, dua që ti të largohesh nga ne”.

E ftuar në studio, pedagogia Iris Luarasi thotë: “Ta kishte lënë të vdiste, do të ishte një ‘wc’ më pak. Do i bënte mirë të gjithë shoqërisë, një pedofil më pak në shoqëri. Por, ai e ka bërë këtë veprim thjesht për t’i ushtruar presion psikologjik viktimës që ta falte. Kjo është akoma më e rëndë”.

Luarasi shpeshherë  ka folur për rëndësinë e deklarimit të pedofilëve dhe krijimit të regjistrit elektronik të tyre.

Po ashtu, pedagogu Elvin Luku, ngre alarmin për 98 pedofilë, të cilët, sipas tij pasi kanë mbaruar dënimin janë të lirë dhe të paidentifikuar. Kastrimin kimik ai e sheh si zgjidhje për të mbrojtur fëmijët nga abuzuesit.

Në analizën tonë, ka rezultuar se këta individë janë përsëritës. Pedofilia nuk është sëmundje e shërueshme, por mund të mbahet nën kontroll me trajtim dhe kurim“.

Marre nga TOP CHANNEL

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet iris luarasi iris luarasi

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Janar 2021, 11:50

DIBËR– Mjeku i përgjithshëm i spitalit të Dibrës ka rrëshqitur nga akulli që ndodhej në rrugë. Rrëzimi i tij është shoqëruar me pasoja pas ai ka pësu...