‘Më ka futur çelësin e makinës në shpatull’/ Nëna e 13-vjeçares që abuzohej nga njerku tregon jetesën mes dhunës d
19 Janar 2021, 13:08Nga DOSJA
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tronditëse e bërë publike pak ditë më parë ku njerku, Elidon Xhaferri abuzoi seksualisht me vajzën 13-vjeçare të gruas së tij, Elentina Xhaferri.
Gjatë intervistës për emisionin “Shqipëria Live”, Elentina zbuloi se bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike të vazhdueshme ndaj saj dhe fëmijëve. Ajo tregon se kur mori vesh se çfarë i ka bërë vajzës së saj, ajo i ka kërkuar që të largohet, por ai ka bërë sikur do të vrasë veten.
“Ka ushtruar dhunë fizike edhe ndaj meje gjatë gjithë kohës. Ti bëre gabim dhe unë veprova kështu, më thoshte. E kam ende shenjën e këmbës. Më ka futur çelësin e makinës në shpatull”, tha Tina.
Madje ajo tregoi edhe një rast kur Elidoni e ka lënë jashtë në një ditë me shi. “Datën 27 dhjetor , ndodhi një vdekje në Skrapar. Kur u ktheva më la jashtë. Jam futur nga dritarja në shtëpi. Më qëlloi drejt e në stomak, vajza u hodh dhe i thotë ca po i bën mamasë. Ai i ra me shpullë edhe vajzës. Ajo më thoshte hajde të ikim, e unë i thosha ‘babi nevrikoset, është turp’”, tha Tina.
Nëna e të miturës tregoi se si në janar të këtij viti, para se të merrej vesh se çfarë i ka bërë të bijës, ai kishte tentuar të vriste veten.
“Në janar më thoshte çfarë do bëjmë, pa dalë akoma ajo e vajzës. Shkon te dhoma tjetër, e dëgjoj një zhurmë. I them vajzës shko e shiko çfarë po bën, e ajo thotë ‘po var veten’. Por ishte intrigë që unë ta falja dhe e fala. Edhe kur pranoi se ka përdhunuar vajzën mori thikën të priste damarët. I thashë ‘nuk të dua të vdekur, ik shiko jetën tënden”, tha Elentina.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Pa asnjë dyshim, ne të gjithë jemi kthyer në një fotograf amator. Fotografojmë çdo gjë pa harruar selfiet. Por shtetasi SH. C ka përfunduar në polici për...
TIRANË– Sanitarja e spitalit COVID-2, Tire Alldervishi, ka kërkuar në Gjykatën e Apelit që të lirohet nga masa e “arrest me burg” për shkak se është e infe...
TIRANË– Reshjet e shiut do të rinisin në territorin e Shqipërisë. Datat 22 deri më 26 janar janë ato që do të ketë intensitet më të lartë të reshjeve, ndaj...
Aktualitet19 Janar 2021, 11:50
DIBËR– Mjeku i përgjithshëm i spitalit të Dibrës ka rrëshqitur nga akulli që ndodhej në rrugë. Rrëzimi i tij është shoqëruar me pasoja pas ai ka pësu...
LEZHË– Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.Një automjet ka përplasur një motoçikletë, drejtuesi i së cilës ka pë...
TIRANË– Një studente me inicialet L. L. ka rënë viktimë e një burri të martuar, me të cilin ajo ka krijuar lidhje për dy vite me radhë. Por në përfun...
TIRANË– Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Tiranës ditën e dielë ku një 10-vjeçare u përplas nga një makinë dhe gjeti vdekjen në derën e shtpisë...
TIRANË– Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për Arbër Cekajn, Donald Lushajn dhe Armando Pezakun në Gjykatën e Posacme të Apelit.Bëhet me dije se shk...