Bota

Haradinaj i përgjigjet Vuçiç: Nëse nuk e do bashkimin me Shqipërinë, Serbia duhet të njohë Kosovën

19 Janar 2021, 13:33 Nga DOSJA
Haradinaj i përgjigjet Vuçiç: Nëse nuk e do bashkimin me

KOSOVË-Kreu i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar, në lidhje me deklaratën e Aleksandër Vuçiç, se ai është një politikan i fuqishëm dhe i rrezikshëm.

Në një postim në Facebook, Hardinaj ka thënë se përderisa Vuçiç i duket i rrezikshëm,  situata është në rrugë të drejtë. Gjithashtu, ai ka theksuar, se në rastë se Serbia do ti shmanget një referendumi mbi Bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë në vitin 2025, atëherë duhet të njohë pavarësinë e vendit.

“Për sa kohë i dukem i rrezikshëm Aleksandër Vuçiçit dhe Serbisë, jemi në rrugë të drejtë!  Mos keni frikë, z. Vuçiq. Nuk keni nevojë të jeni nervoz. Kosova vetëm po e kërkon atë që i takon. Nëse ju dhe të tjerët dëshironi ta shmangni një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, ka një mënyrë shumë të thjeshtë: Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Tutje, Kosova e di rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe OKB. Me retorikë histerike nuk do të na ndaloni në të drejtën tonë për të definuar të ardhmen e Kosovës. Të gjithë duhet ta dinë që deklarata dhe betimi im për bashkim me Shqipërinë vjen si rezultat i neglizhencës së vazhdueshme të Brukselit në lidhje me Kosovën. Kosova dhe qytetarët e saj janë më pro-perëndimorët dhe si të tillë nuk e meritojnë të përbuzen, injorohen dhe kushtëzohen në pafundësi!,”-ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Ramush Haradinaj, ditën e djeshme ka prezantuar programin qeverisës së partisë së tij. Ai ka thënë se Bashkimi Evropian duhet që të bindë vendet e Evropës që të pranojnë pavarsinë e saj dhe në rast se nuk ndodhë ata duhet që të bëjnë një referendum për tu bashkuar me Shqipërinë si një shtet i vetëm. Deklaratës së tij, ditën e sotme i është përgjigjur presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili ka thënë se Haradinaj është një politikan i fuqishëm dhe i rrezikshëm.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic ramush hardinaj aleksander vucic ramush hardinaj

Sondazh

Poll

Bota 19 Janar 2021, 11:50

Shoqëria serbe bazohet në matricën e krimit

Nga Enver RobelliQë nga fundjava Serbinë e ka përfshirë një debat mbi keqpërdorimet seksuale në një shkollë aktrimi në Beograd. Tri vite pas debatit të madh në ...