Bota

Autoritet ruse deklarojnë se vaksina kundër Covid-19 “EpiVacCorona” është 100% efektive

19 Janar 2021, 12:49 Nga DOSJA
Autoritet ruse deklarojnë se vaksina kundër Covid-19

RUSI-Vaksina e dytë e prodhuar në Rusi EpiVacCorona, është cilësuar si 100% efektive, pas rezultatit të fazës së parë dhe të dytë të provave klinike, në të cilën është administruar vaksina, sipas Shërbimit Feberal të Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Mikëqytrjes së Mirëqenies Njerëzore.

Sipas CNN, kjo vaksinë  është zhvilluar nga Qendra Shtetërore e Studimeve të Virologjisë dhe Bioteknologjisë. Ajo u regjistrua nga Rusia tetorin e kaluar, menjëherë pas Sputnik V. Disa ditë më parë, Fondi Rus i Investimeve ka njoftuar se synon të kërkojë miratimin e Autoritetit Rregullator Evropian në mënyrë që të shpërndajë vaksinën e saj kundër Covid-19 Sputnik V në Evropë. Kërkesa do t’i drejtohet Agjencisë Evropiane të Barnave në shkurt.

Bëhet e ditur se një vaksinë e tretë po zhvillohet nga Qendra Federale e Shkencës Chumakov dhe pritet të regjistrohet muajin tjetër. Ndërkohë, ditën e sotme, plani i vaksinimi në Rusi ka kaluar në fazën e dytë, atë të vaksinimi të qytetarëve.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota epivaccorona rusi vaksina anit-covid epivaccorona rusi vaksina anit-covid

Sondazh

Poll

Bota 19 Janar 2021, 11:50

Shoqëria serbe bazohet në matricën e krimit

Nga Enver RobelliQë nga fundjava Serbinë e ka përfshirë një debat mbi keqpërdorimet seksuale në një shkollë aktrimi në Beograd. Tri vite pas debatit të madh në ...