Bota

Abuzimi në shkollën e aktrimit në Serbi/ Rrëfimi i një prindi: Ai iu thoshte vajzave që kishin dy mundësi, të ishin pros

19 Janar 2021, 12:13 Nga DOSJA
Abuzimi në shkollën e aktrimit në Serbi/ Rrëfimi i një

SERBI- Nëna e një prej studenteve në shkollën e aktrimit “Materia e Zemrës”, ku së fundmi regjisori i saj është arrestuar, pas denoncimit të një aktoreje, e cila ka rrëfyer se ai ka abuzuar me të, ka treguar disa detaje nga ajo çfarë kalonin fëmijët në shkollë.

Sipas Kurir, ajo ka thënë se djali i saj është larguar nga shkolla për shkak të natyrës së tij. Gjithashtu, sipas saj regjisori Mike Aleksiç iu thoshte vajzave që kishin dy rrugë, ose të bëheshin prostituta elite ose vajza rruge.

“Në fillim, gjithçka ishte si duhej, megjithatë, pas një kohe, djali im nuk dëshironte më të shkonte në klasa.  Ai e imagjinonte veten sikur ishte një zot dhe se mund të sundonte të gjithë! Rregulli në grup ishte që Mika ishte një zot! Kur dënoi vajzat, ai u tha atyre se kishin dy mundësi, të ishin në gjendje të merreshin me prostitucion elitar, ose të bëheshin prostituta në rrugë. Kështu u tha Mika, se ishte mënyra e tyre e vetme. Ai nuk u ofroi atyre asnjë mundësi të tretë, vetëm ato dy,”-ka treguar ai.

Gjithashtu, ajo ka treguar se ai nuk i linte prindërit të ndërhynin midis tij dhe fëmijëve, edhe nëse dikush kishte një problem ato nuk mund ta takonin atë për t’i kërkuar zgjidhje.

“Ai nuk e pranoi që prindërit kanë autoritet, por vetëm ai.  Ai kërkoi që të ekzistonte vetë ai, krijoi kultin e tij të personalitetit. Ai në mënyrë të qartë kërkoi që prindërit të mos ndërhyjnë midis tij dhe fëmijëve. Edhe nëse dikush do të kishte ndonjë problem, askush nuk donte ta thërriste Mikën që të mos prekte fëmijët,”-ka rrëfyer ajo.

Mirosllav Alleksiç është arrestuar ditën e djeshme, pas akuzave që i janë bërë nga aktorja Milena Radulloviç, e cila ka dalë publikisht duke thënë se për vite ai ka abuzuar me të. Sipas mediava Alleksiç dyshohet për tetë përdhunime. Ati i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për shkak se mund të përsërisë veprat dhe të ndikojë në dëshmitarë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni mike aleksiç mike aleksiç

Sondazh

Poll

Bota 19 Janar 2021, 11:50

Shoqëria serbe bazohet në matricën e krimit

Nga Enver RobelliQë nga fundjava Serbinë e ka përfshirë një debat mbi keqpërdorimet seksuale në një shkollë aktrimi në Beograd. Tri vite pas debatit të madh në ...