Bota

Deklarata e fortë e Dendias: 12 miljet në Jon na japin 13 000 km2 territor të ri

19 Janar 2021, 12:23 Nga DOSJA
Deklarata e fortë e Dendias: 12 miljet në Jon na japin 13 000 km2

GREQI– Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka deklaruar sot në Parlamentin grek se marrëveshja për zgjerimin me 12 milje në Detin Jon, i jep Greqisë një sipërfaqe prej 13 mijë kilometrash katrorë më shumë në territorin e saj.

“Zgjerimi i hapësirës detare në 12 mijë na bën të fitojmë rreth 10,079 kilometra katrorë territor. Nëse nëse kësaj i shtojmë edhe mbylljen e gjireve (vendim i marrë pak ditë më parë nga Greqia sh.r), zgjerimi e tejkalon 13 000 kilometra katrorë. Nëse marrim në konsideratë se totali i territorit tonë është 135.000 kilometra katrorë, atëherë kuptohet edhe rendësia e këtij projektligji. Unanimiteti i vërejtur gjatë diskutimit në komisionin përkatës është i nevojshëm të pasqyrohet edhe në votën e sotme duke marrë një mbështetje unanime nga deputetët. Jemi në një moment historik dhe unë dua të falenderoj ngrohtësisht palët për bashkëpunimin”.-tha Dendias.

Projektligji u fut në Kuvend nga qeveria greke disa javë më parë, dhe Greqia tashmë pritet ta miratojë. Vendimi ka ngjallur debat në Shqipëri, ndërsa kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur kritikave duke thënë se kjo është një e drejtë e Greqisë dhe Shqipëria nuk mund të ndërhyjë dot.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqia zgjerohet me 12 milje ne jon nikos dendias greqia zgjerohet me 12 milje ne jon nikos dendias

Sondazh

Poll

Bota 19 Janar 2021, 11:50

Shoqëria serbe bazohet në matricën e krimit

Nga Enver RobelliQë nga fundjava Serbinë e ka përfshirë një debat mbi keqpërdorimet seksuale në një shkollë aktrimi në Beograd. Tri vite pas debatit të madh në ...