Bota

STUDIMI: Mutacioni nga Afrika e Jugut mund të shmangë antitrupat dhe të riinfektojë

19 Janar 2021, 11:54 Nga DOSJA
STUDIMI: Mutacioni nga Afrika e Jugut mund të shmangë antitrupat dhe

BOTË- Mutacioni i ri i Covdi-19, i zbuluar në Afrikën e Jugut, mund të jetë rezistues ndaj vaksinave. Sipas BBC, profesor Shabir Madhi, i cili ka udhëhequr testimet e vaksinës së Oksfordit dhe AstraZeneca ka thënë se ky është një problem shqetësues.

“Ka një shqetësim teorik, një shqetësim të arsyeshëm, se varianti afrikano-jugor mund të jetë më rezistent ndaj vaksinës,”-ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka shtuar se një përgjigje vendimtare do të sigurohet gjatë javës që vjen, pasi po zhvillohen testime. Ky shqetësim ka ardhur, pasi virusi në Afrikë ka pësuar mutacion më të madh se varianti në Britaninë e Madhe, dhe një nga këto ndryshime mund të bëjë që ai t’i shpëtojë sulmit nga antitrupat që normalisht luftojnë koronavirusin. Antitrupat janë substanca të krijuara nga sistemi imunitar për të të shkatërruar viruset.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se mutacioni i koronavirusit, i njohur si varianti i Afrikës së Jugut, mund të ri-infektojë personat që e kanë kaluar sëmundjen. Tre mutacionet e pikasura në Angli, Afrikën e Jugut dhe Brazil janë kthyer në shqetësim për shkencëtarët.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote mutacioni i ri i covid-19 ne afriken e jugut koronavirusi ne bote mutacioni i ri i covid-19 ne afriken e jugut

Sondazh

Poll

Bota 19 Janar 2021, 11:50

Shoqëria serbe bazohet në matricën e krimit

Nga Enver RobelliQë nga fundjava Serbinë e ka përfshirë një debat mbi keqpërdorimet seksuale në një shkollë aktrimi në Beograd. Tri vite pas debatit të madh në ...