Bota

Deklarata e Haradinaj/ Reagon Vuçiç: Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë kërcënon Evropën dhe tërë botën

19 Janar 2021, 13:30 Nga DOSJA
Deklarata e Haradinaj/ Reagon Vuçiç: Bashkimi i Kosovës me

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për formimin e “Shqipërisë së Madhe”. E përditshmja Danas bën me dije se Vuçiç në reagimin e tij ka theksuar se Haradinaj është politikan serioz, i fuqishëm edhe i rrezikshëm.

“Nëse ai zgjidhet në ndonjë funksion dhe nëse bashkëpunon me Kurtin është e qartë se ata të dy angazhohen për bashkim. Ne këtë e pranojmë si fakt politik, në çka do të guxojmë të reagojmë. Krijimi i “Shqipërisë së Madhe” është kërcënim për Serbinë dhe BE”,- ka thënë Vuçiç.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidati për presidencën e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi të hënën se Bashkimi Evropian, me sjelljen e tij ndaj Kosovës, mund ta detyrojë Kosovën të bashkohet me Shqipërinë.

“Nëse Kosova nuk është në derën e NATO-s dhe nëse Kosova nuk ka liberalizimin e vizave të BE, nuk ka njohje nga pesë vendet anëtare të BE, nëse nuk jemi në derën e KB, çfarë do të bëjmë më tej?” “A do ta pranojmë atë që ata u përpoqën të na bindnin se Kosova është e lodhur, e dobët,”- tha Haradinaj.

Vuçiç tha se do të dëshironte të dëgjonte disa reagime nga Brukseli ose Uashingtoni lidhur me këtë deklaratë.

 “Sepse, na ruajt Zoti, dikush në Serbi nga një vend kaq i lartë foli për disa lloje të tjera të bashkimit në Ballkan, ata pothuajse do të na bombardonin. Por është e kotë të flasësh më shumë për standarde të dyfishta,”– shtoi ai.

Vuçiç tha se do të dëshironte të dëgjonte disa reagime nga Brukseli ose Uashingtoni lidhur me këtë deklaratë.

“Do të doja të dëgjoj më shumë reagime nga Brukseli dhe Uashingtoni dhe qendrat tjera e fuqishme botërore, sepse mos dhashë Zoti këtu dikush të thoshte diçka të tillë, mos të them do na bombardonin”– tha Vuçiç.

Kjo deklaratë ditën e sotme vjen si përgjigje e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, ndaj deklaratave të Ramush Haradinaj, i cili ditën e djeshme ka prezantuar programin qeverisës së partisë së tij. Ai ka thënë se Bashkimi Evropian duhet që të bindë vendet e Evropës që të pranojnë pavarësinë e saj dhe në rast se nuk ndodhë mund të bëhet një referendum për tu bashkuar me Shqipërinë si një shtet i vetëm.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aleksadër vuçiç aleksadër vuçiç

Sondazh

Poll

Bota 19 Janar 2021, 11:50

Shoqëria serbe bazohet në matricën e krimit

Nga Enver RobelliQë nga fundjava Serbinë e ka përfshirë një debat mbi keqpërdorimet seksuale në një shkollë aktrimi në Beograd. Tri vite pas debatit të madh në ...