Bota

Serbi/ Vuçiç: Nëse Prishtina i ndalon vaksinat do gjejmë një mënyrë për t’u futur në Kosovë

19 Janar 2021, 09:59 Nga DOSJA
Serbi/ Vuçiç: Nëse Prishtina i ndalon vaksinat do gjejmë

SERBI-Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar ditën e sotme se ekziston një plan për vaksinimin e serbëve në Kosovë, ku dhe ka shtuar se është e gatshme që të ndajë vaksina edhe me shqiptarët.

Sipas ‘Tanjug’, Vuçiç ka thënë se shteti po kërkon një “mënyrë hibride” për  vaksinimin, që do të thotë se një pjesë e qytetarëve do të vaksinohen në veri të Kosovës, një pjesë në komunën e Rashkës, një pjesë në Vranje dhe Bujanovc, por që ende nuk është gjetur një mënyrë ku qytetarët nga Kosova qendrore do të vaksinohen.

“Në çdo rast, një pjesë e veçantë e Ekipit Operacional për Vaksinimin, së bashku me Zyrën për Kosovën, do të kujdesen për njerëzit tanë,” tha ai.

Serbia do të nis ditën e sotme vaksinimin masiv të popullsisë. Deri më tani në Serbi janë në dispozicion tre vaksina, Pfizer/Biontech, ajo Sputnik V ruse dhe vaksina kineze Sinovac Biontech.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic vaksinimi ne serbi aleksander vucic vaksinimi ne serbi

Sondazh

Poll