Bota

Zhdukja e Davide Pecorellit në Shqipëri/ Prokuroria e Peruxhias nis hetimet për biznesmenin italian

19 Janar 2021, 09:26 Nga DOSJA
Zhdukja e Davide Pecorellit në Shqipëri/ Prokuroria e Peruxhias nis

ITALI– Prokuroria e Peruxhias në Itali ka nisur hetimet për zhdukjen e italianit Davide Pecorelli në Shqipëri. Sipas Repubblica, për shkak të konfidencialitetit të hetimeve, prokuroria e Peruxhias nuk jep asnjë informacion.

Makina që kishte marrë me qira 45-vjeçari u gjet e djegur në një nga zonat më të thella në Shqipëri, pikërisht në Pukë. Brenda makinës u gjetën mbetje njerëzore, që do të analizohen për të parë nëse i përkasin italianit.

45-vjeçari ka tre fëmijë me gruan e tij të parë, dhe një djalë tjetër me partneren e tij shqiptare, e cila pretendon se biznesmeni nuk ka pasur konflikte me njëri. Ndërkohë që pista kryesore e dyshimit është ajo e prishjes së pazareve.

Mbetet për t’u parë nëse eshtrat që janë gjetur në mjetin tip “Skoda” i përkasin 45-vjeçarit, pasi ora dhe celulari, gjithashtu të gjetur në mjet janë të tij.

Nga kqyrja paraprake është vënë re se mbi eshtra nuk ka shenja plumbi apo dhune, megjithatë mbetet për t’u vërtetuar nga ekspertiza mjeko-ligjore. Nga Italia, ndërkohë ende pritet mostra e ADN-së së familjarëve të Pecorelli, në mënyrë që të provohet nëse eshtrat e gjetura në mjet janë të tijat apo jo.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni davide pecorelli zhduket davide pecorelli davide pecorelli zhduket davide pecorelli

Sondazh

Poll