Aktualitet

“Një biznesmen që shet me çanta në krahë?” Blendi Fevziu lexon SMS-në për zhdukjen e italianit: Mund të jetë lënë

18 Janar 2021, 21:32 Nga DOSJA
“Një biznesmen që shet me çanta në

TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu ka deklaruar se dyshimet mbi zhdukjen e italianit Davide Pecorelli në Shqipëri, shkojnë shumë më larg se saj thejsht një aksident që çoi në shkrumbimin e mjetit ku ndodhej 45-vjeçari.

Teksa moderonte emisionin e tij ‘Opinion’, Fevziu lexoi një mesazh me inormacione që i ishte dërguar në telefonin e tij, ku thuhej se ekzistonte mundësia që italiani të jetë lënë edhe peng diku.

“Më vijnë disa informacione… (lexon mesazhin). Kemi dijeninë se bënte transporte të çuditshme nga Shqipëria drejt Italisë. Ekziston mundësia që italiani të jetë lënë peng në këmbim të diçkaje,”- u shpreh Fevziu.

Gazetari shtoi më tej se ka edhe një tjetër informacion, por i duket e çuditshme dhe për këtë arsye nuk preferon ta bëjë publik.

“Më ka ardhur edhe diçka tjetër në telefon, është e çuditshme shumë por nuk dua që ta bëj publike për momentin, është e çuditshme, por mund të jetë e vërtetë.

Është e çudishtme vërtet se si një biznesmen i këtij lloji vjen me çante dore që të shesë produkte kozmetike. Minumumi duhet të kishte një shoqërues me vete, ose një përkthyes. Ka shumë raste që të huajt përdoren për të transportuar paratë e paligjshme, siç ishte rasti i ‘Toyota’-s që erdhi me gjithë ato para,”– përfundoi Fevziu.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blendi fevziu davide pecorelli zhduket davide pecorelli blendi fevziu davide pecorelli zhduket davide pecorelli

Sondazh

Poll