Bota

Zgjerimi i Greqisë me 12 milje/ Lavrov: Vendim plotësisht ligjor. Çdo shtet ka të drejtë…

18 Janar 2021, 21:47 Nga DOSJA
Zgjerimi i Greqisë me 12 milje/ Lavrov: Vendim plotësisht ligjor.

RUSI- Kryediplomati rus Sergei Lavrov, ditën e sotme gjatë një conference për shtyp ia ka dërguar meshazhe mbështetëse Greqisë, disa ditë para se të kjo e fundit të nisë kontaktet eksploruese me Turqinë.

“Rusia ka marrëdhënie shumë të ngrohta, e të ngushta dhe lidhje shpirtërore me Greqinë dhe Qipron”, tha Ministri i Jashtëm rus.

Ndër të tjera ai ka thënë se zgjerimi i Greqisë me 12 miljet det ishte një e drejtë që i përkiste vendit, duke shtuar se ishte një vendim krejtësisht ligjor.

“Kur Greqia njoftoi se po zgjeronte zonën bregdetare, ne thamë saktësisht këtë: është një vendim plotësisht ligjor. Është një gjë tjetër, kur ujërat territoriale të përcaktuara nga një shtet janë në kundërshtim me interesat e një shteti fqinj. Nëse këto interesat janë të ligjshme sipas Konventës për Ligjin e Detit, është e nevojshme të kërkohen zgjidhje përmes dialogut dhe ekuilibrit të interesave”.- shprehet ai.

Sipas medias “Greekcitytimes”, ai ka bërë thirrje që të gjitha problemet që lidhen me Zonat Ekskluzive Ekonomike të Greqisë dhe Qipros të zgjidhen përmes dialogut.

“Ne bëjmë thirrje aktive që të gjitha problemet që lidhen me Zonat Ekskluzive Ekonomike të Greqisë dhe Qipros të zgjidhen përmes dialogut,” shtoi ai.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota sergei lavrov sergei lavrov

Sondazh

Poll