Bota

Detaje nga aksidenti në Gjakovë ku vdiqën dy persona, një prej tyre shqiptar

18 Janar 2021, 21:45 Nga DOSJA
Detaje nga aksidenti në Gjakovë ku vdiqën dy persona, një

KOSOVË– Detaje të reja mësohen nga aksidenti i ndodhur sot pasdite në fshatin Ponoshec të Gjakovës, ku humbën jetën dy persona. Mediat kosovare raportojnë se dy viktimat janë  njëri i moshës 51 vjeçare dhe tjetri më i moshuar, të dy meshkuj.

Gjithashtu është mësuar se viktimat nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin pasi njëri prej tyre është shtetas shqiptar.

Njoftimi i policisë:

“Me 18.01.21, rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec ka ndodh aksident trafiku me fatalitet. Vozitësi i automjetit me targa të Shqipërisë, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin e tij, del në shiritin tjeter duke goditur veturën qe ishte duke lëvizur në shiritin e tij. Në vend ngjarje kanë dal zjarrëfiksat dhe autoambulanca, ku sipas ekipit mjeksor kanë konstatuar vdekjen e 2 personave, pasagjeri i tretë ka pësuar lëndime serioze ndërsa vozitësi i veturës ka përsuar lëndime të lehta trupore. Ne vendngjarrje ka dalë dhe kryeprokurori. Vazhdon shiqimi i vendit te ngjarrjes”

Ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi identitetin e dy viktimave dhe e të lënduarit i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aksident ne gjakove aksident ne gjakove

Sondazh

Poll